Gjykata e Pogradecit ka mbajtur seancën për sigurimin e provës,duke marrë dëshminë e 13 vjeçares që u abuzua seksualisht nga babai i shoqes.

Ka qenë pikërisht kërkesa e prokurorisë për të siguruar përmes gjykatës si provë dëshminë e së miturës për shkak të specifikës se çështjes dhe për të shmangur çdo ndryshim të kësaj dëshmie nga e mitura që mund të vijë si pasojë e presionit apo kërcënimeve që mund të ndodhin dhe që te ndikojnë tek ajo për tërheqjen e denoncimit apo ndryshimin e dëshmisë.

Por ndërkohë duke ju referuar dëshmisë së të miturës se një tjetër vajzë jetonte para saj në banesën e 46 vjeçarit dhe se ai e dëboi kur kjo e fundit shkoi aty, Policia duket se ka mundur të identifikojë edhe vajzën tjetër dhe po heton nëse ajo ka qenë pre e abuzimeve seksuale.

Ndërkohë për vajzën e abuzuar që ditën e djeshme 4 organizata kanë ofruar mbështetjen e tyre për të ndjekur rastin e vajzës duke ofruar asistencë psikologjike dhe nëse është e nevojshme edhe strehimin e vajzës së mitur në një nga qendrat e mbrojtjes.

Top Channel