Korçë/ Po transportonin 25 emigrantë, 2 të arrestuar dhe 1 në kërkim

13/09/2020 12:44

Policia vijon në goditjen e rasteve të personave që tentojnë të kalojnë emigrantë të paligjshëm përtej kufirit.

Vetëm gjatë kësaj së dielë (13.09.2020), forcat blu kanë arrestuar dy persona që po përpiqeshin të kalonin në mënyrë klandestine 25 emigrantë.

Ndalimi i këtyre dy personave u bë në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, ndërsa është shpallur edhe një shtetas tjetër pasi dyshohet si bashkëpunëtor  i tyre.

Për veprime të mëtejshme materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Top Channel