Çavuşoğlu: Ai që ka të drejtë nuk largohet nga tryeza, dialogu dhe bisedimet

13/09/2020 06:38

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, lidhur me çështjen e Mesdheut Lindor tha se “Ai që ka të drejtë nuk largohet nga tryeza, dialogu dhe bisedimet”.

Çavuşoğlu në konferencën e përbashkët për media pas takimit që zhvilloi në Antalya me ministrin e Jashtëm dhe të çështjeve për Evropën të Maltës, Evarist Bartolo, tha se “Turqia është gjithmonë pro dialogut. Turqia asnjëherë nuk ka synuar të drejtat e vendeve të tjera, por ajo ka mbrojtur deri në fund të drejtën e saj. Ajo do ta mbrojë të drejtën e saj edhe pas kësaj”.

Çavuşoğlu shpjegoi se disa e kanë perceptuar si tolerim kur Turqia ka ftuar në tryezë Greqinë ose vendet e tjera.

“Ai që ka të drejtë nuk largohet nga tryeza, dialogu dhe bisedimet. Nëse Greqia ka të drejtë në tezat e saj, nëse mendon që janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar vjen ulet në tryezë dhe i shpjegon me harta, marrëveshjet dhe shembujt e saj. Gjithashtu edhe ne paraqesim tezat tona. Të gjithë atë ditë ashtu sikurse në Komisionin e marrëdhënieve me jashtë të Parlamentit Evropian e shohin se kush ka të drejtë”, tha Çavuşoğlu duke shtuar se:

“Për këtë arsye ne gjithmonë jemi pro dialogut pa kushte paraprake. Nëse na paraqesin kushte paraprake edhe ne kemi kushte paraprake dhe këto duhet të përmbushen por më idealja është ulja pa kushte paraprake dhe të bisedohet për çështjet”, tha ai.

Top Channel