Koncert mbi çati/ Në kushtet e distancimit social

13/09/2020 16:08

Muzikantët e orkestrës simfonike të Dresdenit, në Gjermani, kanë zgjedhur të mbajnë koncerte në tarracat e disa godinave të larta në Dresden Prohlis, duke përdorur 9 tromba, katër trumpeta, katër daulle kineze dhe vegla të tjera frymore.

Njerëzit mund të shijojnë kështu muzikën nga dritaret e tyre ose nga rruga. E kjo në një kohë kur pjesa më e madhe e eventeve kulturore në qytet janë anuluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Distanca mes tarracave përbënte sfidën më të madhe teknike për organizatorët. Larg nga njëri tjetri, muzikantët mund të dëgjojnë vetëm tingujt e instrumentave të tjerë. Ndaj u mendua një zgjidhje; një sinjal reference që muzikantët e merrnin përmes kufjeve dhe përmes të cilit mund të orientoheshin.

Për të siguruar që të gjithë tingujt do të mbërrinin tek audienca në të njëjtën kohë, muzikantët që gjendeshin më larg duhet të fillonin të luanin më herët.

Top Channel