Ndahet nga jeta Sabit Brokaj/ Mjeku i njohur, ish ministër dhe një nga figurat kryesore të PS pësoi atak kardiak

13/09/2020 12:19

Ndahet nga jeta mjeku dhe politikani Sabit Brokaj.

Një akat kardiak, ndaloi zemrën e profesor Brokajt në moshën 78 vjeçare mëngjesin e kësaj të diele.

Prefosor Brokaj gjatë karrierës së tij, punoi si ndihmës mjekësor në një prej nëndetëseve të ushtrisë shqiptare e më pas në brigadën ushtarake të Shijakut e më vonë si kardiolog në spitalin ushtarak në Tiranë.

Pas kthimit nga Franca ku studio Sabit Brokaj do mbante edhe detyrën e një prej mjekëve personal të diktatorit Enver Hoxha.

Rënia e komunizmit e gjeti profesorin e kardiologjisë të përfshirë në politikë duke zgjedhur deputet nën siglën e PS-së dhe duke qene për vite një nga figurat e rëndësishme të saj.

Nga shkurti deri në Dhjetor 1991 drejtoi ministrinë e Shëndetësisë.  Ndërsa më 25 korrik 1997, Brokaj u emërua Ministër i Mbrojtjes, post që e ka mbajtur për dy vite.

Ndarjen nga jeta të Sabit Brokajt presidenti Ilir Meta e quan lajm trishtues duke theksuar se  Profesor Sabit Brokaj, mjeku dhe intelektuali i  shquar, gjithmonë ishte  angazhuar në çështjet kombëtare edhe si deputet e ministër.

Ndërsa kreu kuvendit Gramoz Ruçi shprehet se “Si deputet për disa legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë, shkëlqeu për përkushtimin e pashoq, arsyetimet e thella, logjikën e pakundërshtueshme, oratorinë dhe elokuencën, por edhe thjeshtësinë mbresëlënëse dhe lidhjet e pandashme me njerëzit.

Top Channel