Sulm masiv rus mbi Ukrainën/ Digjet monumenti historik i Kievit, pesë të vdekur 15/06 07:39
Irani ka ekzekutuar një mundës të akuzuar për vrasje, raportojnë mediat shtetërore, duke sfiduar thirrjet ndërkombëtare që ai të kursehet nga këto dënime.
Navid Afkari, 27 vjeç, u dënua me vdekje për vrasjen e një roje sigurie gjatë një vale protestash anti-qeveritare në vitin 2018.
Ai tha se ishte torturuar për të bërë një rrëfim. Afkari u ekzekutua me varje në qytetin jugor të Shiraz.
Vëllezërit e tij Vahid dhe Habib u dënuan me 54 dhe 27 vjet burg për të njëjtën çështje.
Top Channel