Çmimi i “diplomacisë së vaksinave” të Pekinit në Azinë Juglindore

12/09/2020 21:02

Ndërsa Kina ka pohuar publikisht se është pranë prodhimit të një vaksine për të luftuar koronavirusin, Pekini ka nisur të premtojë qasje të hershme për ato vende ndaj të cilave ka interesa strategjike.

Përpjekja po shihet gjerësisht si një mënyrë që Pekini të forcojë pozitën e tij globale pas shpërthimit të koronavirusit në Wuhan e që më pas u përhap në pjesën tjetër të botës. Shumë vende të Azisë Juglindore me pretendime të ndryshme në Detin e Kinës së Jugut janë bërë objekte të fushatës diplomatike të Pekinit të lidhur me vaksinën. Në korrik, ministria kineze e Punëve të Jashtme u premtoi Filipineve përparësi mbi qasjen ndaj vaksinës.

Në gusht, “Sinovac”, një kompani e madhe farmaceutike kineze, nënshkroi një marrëveshje me kompaninë farmaceutike shtetërore indoneziane “PT Bio Farma” për t’i siguruar Xhakartës 250 milionë doza vaksine çdo vit. Në fillim të shtatorit, anëtari i Byrosë Politike kineze, Yang Jiechi, vizitoi Mianmarin dhe premtoi se Pekini do t’i jepte përparësi këtij vendi nëse do të zhvillonte një vaksinë.

“Për shumicën e qeverive në rajon, çfarëdo tjetër që ata mund të kenë, pavarësisht nëse lidhet me Detin e Kinës Jugore ose ndonjë çështje tjetër, pandemia është e para”, thotë Gregory .

Poling, ekspert për Azinë Juglindore në Qendrën e studimeve strategjike e Ndërkombëtare (CSIS) në Uashington.

“Ata mund t’i shohin gjërat që Pekini bën si të papëlqyeshme, mund të mos pëlqejnë që heshtin mbi mosmarrëveshjet, por nëse vaksinat kineze janë të vetmet vaksina ku ata do të kenë qasje, ata do të bënin gjithçka të ishte e mundur për t’i siguruar”, tha ai për Zërin e Amerikës.

“Më shqetëson shumë fakti që Kina favorizon disa kombe lidhur me vaksinën”, i tha “Zërit të Amerikës” Lawrence Gostin, profesor për Ligjit ndërkombëtar të Shëndetit në universitetin Georgetown. “Kjo mund të ketë një çmim të lartë, duke i siguruar Kinës përfitime politike, ekonomike dhe ushtarake. Një vaksinë që shpëton jetë nuk duhet të shkëmbehet kurrë për përfitime apo ndikim politike”.

Pikat e nxehta të COVID-19

Rastet me COVID-19 janë në rritje në Azinë Juglindore. Sipas të dhënave të CSIS-së, Indonezia dhe Filipinet kanë numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara në rajon, respektivisht rreth 200 dhe 250 mijë të prekur. Singapori ka gati 60 mijë raste dhe Mianmari po raporton një rritje të shpejtë të infeksioneve me COVID-19.

“Vlera e një vaksine efektive është tejet e madhe, burimi më i rëndësishëm mjekësor në historinë e kohëve të fundit”, i tha zoti Gostin Zërit të Amerikës. “Kjo do të shpëtonte jetë të panumërta dhe do të vinte ekonomitë në lëvizje”, tha ai.

SHBA, Kina dhe Britania janë kandidatët kryesorë në garën globale për zhvillimin e vaksinave kundër COVID-19. Kina aktualisht ka dy variante pilot vaksinash. Njëra njihen si vaksina e paaktivizuara, që përdor një version të vrarë të mikrobit që shkakton sëmundjen, me qëllimin për ta mësuar trupin se si të shmangë një version të drejtpërdrejtë të tij si dhe një vaksinë të teknologjisë së lartë, ARN (acidi ribonukleik) në fazën tretë të tyre.

Sipas mediave shtetërore kineze, Pekini ka injektuar me këto vaksina eksperimentale grupet në rrezik të lartë që prej muajit korrik.

SHBA-ja dhe Britania gjithashtu kanë disa vaksina të mundshme që po hyjnë në fazën e tretë të tyre.

Vende si Indonezia dhe Filipinet, të cilave u mungon aftësia për të zhvilluar ose prodhuar në masë vaksina, i kanë varur shpresat jashtë vendit. Qeveritë e Shteteve të Bashkuara, Bashkimi Evropian, Japonia dhe Mbretëria e Bashkuar kanë siguruar paraprakisht dhjetëra miliona doza nga kompani të mëdha farmaceutike.

Sekretari amerikan i Shëndetësisë Alex Azar tha se Uashingtoni do ta shpërndajë vaksinët vetëm pasi të plotësohen të gjitha nevojat për vaksina në vend.

“Ata duhet të presin në radhë nëse duan t’i blejnë këto vaksina, që do të thotë se nuk kanë mundësi tjetër përveç Kinës ose Rusisë”, i tha zoti Poling “Zërit të Amerikës”.

Vaksinanjë përparësi

Pas fluksit  rasteve  Kinë  pas përhapi COVID-19 jashtë vendit  fillim  vitit 2020Pekini mori masa  kontrollonte epideminë brenda kufijve, me masa  rrepta izolimi dhe testim masivTani Kina po ofron  nëse zhvillon një vaksinë efektive, ta ndajë atë me vende  tjera.

Pavarësisht nga pandemiasjellja agresive e Kinës  detin e Kinës  Jugut, ka shkaktuar ankesa nga Shtetet e Bashkura dhe palë  tjera  interesuaraSekretari amerikan i ShtetitMike Pompeo deklaroi  korrik se shfrytëzimi nga Kina i burimeve  rajonështë i paligjshëm gushtdelegacioni Australian përdori  njëjtin përcaktim  një deklaratë zyrtare  Kombet e Bashkuara.

Edhe vendet e ASEAN-it kishin miratuar një qëndrim   ashpër  fillim  vititIndonezia po punonte për  nxitur një kod sjelljeje për detin e Kinës  JugutVietnamivendi  ka kryesinë e radhës së ASEAN-iti ka kritikuar hapur përplasjet me forcat kineze  rajon.

Zoti Poling tha se kjo është arsyeja  ai nuk mendon se Vietnami do  mund  ketë qasje  hershme tek vaksinat kineze.

Vietnamezët ishin  parët  bënë porosi për një sasi  madhe dozash  vaksinës ruse  tregon se sa e vështirë është për Hanoin  gëlltisë idenë  mund t’i duhet  ketë varësi tek Pekini”, tha ai.

Vendet e ASEAN-it kishin shpresuar  Indonezia  merrte rol udhëheqës  negociastat me Kinën lidhur me konfliktin e Detit  Kinës  Jugut. Por kur rastet me COVID-19 shtuan  masëkjo çështje gjeopolitike është lënë mënjanë.

Përparësia tani është një vaksinë efektive”, tha Shiskha Prabawaningtyasdrejtore e Fakultetit  Diplomacisë Paramadina  Xhakarta.

Ajo shtoi se si media, edhe publiku  vend duket se po shprehen  pozitivisht ndaj rezultateteve  vaksinave kineze.

Linja mbizotëruese  media dhe  media sociale është  shumë e prirur drejt temës se ‘kur saktësisht’ do  jetë gati vaksina kineze”, i tha ajo Zërit  Amerikës.

 Filipinepopullariteti i Presidentit Rodrigo Duterte është  nivelin   ulët  presidencës  tij mund  jetë e lidhur me përgjigjen e qeverisë ndaj COVID-19-ës.

 korrik ai tha se i kishte kërkuar presidentit kinez Xi Jinping  t’i jepte Manilës përparësi  qasjen tek vaksina, duke shtuar se nuk do  hapte konflikt me Kinën  mosmarrëveshjen për detin e Kinës  Jugut.

Kina ka pretendime  detin e Filipineve Perëndimore. Ne po ashtu. Kina ka armët, ne jo. Është e thjeshtë”, tha ai.

Poling vuri  dukje se asgjë nuk është pa kosto.

Diplomatët kinezë nuk do thonëpranoni pretendimet tona  këmbim  vaksinës, por është e nënkuptuar”, thotë ai.

Mianmari  cilit i është premtuar përparësi  qasjen tek vaksina, do  mbajë zgjedhje  nëntor.

“Aung Sang Suu Kyi dhe partia e saj kanë një marrëdhënie miqësore me qeverinë kineze dhe Kina do  donte  ata  fitonin përsëri  zgjedhje”, tha Khin Zaw Win, drejtor i Institutit Tampadipa  Yangon.

Ai shtoi se një numër projektesh  mëdha infrastrukturore janë finalizuar mes Pekinit dhe Yangonit dhe një vaksinë e suksesshme ve\se do ta forconte bashkëpunimin.

Megjithatë ai tërhoqi vëmendjen se  pjesën   madhe  popullsisë ka “mosbesim  thellësi për vaksinën ashtu edhe për motivet e Kinës”.

Huang Yanzhongstudiues për Shëndetin Global  Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë, e vlerëson gjestin e Kinës për premtimin ndaj vendeve  tjera për vaksinën, por tërheq vëmendjen për skenare  mundshme nëse vaksinat nuk rezultojnë efektive.

Ekziston edhe një rrezik. Kina nuk mund  kontrollojë median  këto vendeKështuqë nëse vaksina nuk është efektiv sa ç’duhet, apo ka pasoja anësorekjo fushatë publike për vaksinën, do  kishte pasoja  padëshirueshme për imazhin global  Kinës”, thotë ai.

Zoti Poling tha ssituata politike  Filipine është veçanërisht shpërthyese.

Është çështja e detit  Kinës  Jugutmosbesimi ndaj Kinësështë popullariteti mjaft i ulët i Dutertes për shkak  përgjigjes  dobët ndaj COVID-it. Prandaj nëse ka një vend ku kjo mund  japë efektin e kundërt, apo  krijojë reagim  ashpër publik, do  jetë Manila”, thotë ai.

Rendy Wicaksana i Shërbimit Indonezian të Zërit të Amerikës dhe of VOA’s Indonesian Service and Khin Soe Win e Shërbimit Birmanez të Zërit të Amerikës, kontribuan për këte artikull./VOA/

Top Channel