GJKKO ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për gjyqtaren Mimoza Margjeka.

Seanca e gjyqtares së hetuar nga SPAK, Mimoza Margjeka në Gjykatën e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e sotme ka nisur me tension. Ajo akuzohet se do të merrte 6 mijë euro ryshfet për të liruar një trafikant klandestinësh nga burgu.

Në seancën e sotme në GJKKO kanë mbërritur më parë dy të burgosurit, ndërsa gjyqtarja Mimoza Margjeka ka mbërritur me vonesë, ku sipas disa burimeve për TCH ajo nuk është njoftuar në kohë. Ajo gjithashtu ka refuzuar dhe ka kërkuar që t’i dorëzohet shkresa. Çështja po gjykohet nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi.

Avokati Skënder Demiraj, ka shpërthyer në seancën me dyer të mbyllura duke theksuar se nuk ka marrë asnjë qindarkë as për gjykatën dhe as për veten e tij.

Gjyqtarja Margjeka është shfaqur shumë e tensionuar në seancë përpara trupës gjykuese. Ajo u shprehu se nuk kujton asgjë dhe se ka shkuar vetëm në masat e sigurimit për shkak të situatës së Covid-it dhe praktikat janë të Gjykatës së Apelit. Gjyqtarja theksoi se do ta kalojë Vettingun dhe se bashkëshorti i saj është në burg padrejtësisht, pa asnjë provë.

Top Channel