Kampioni në fuqi i botës në Formula 1 Ljuis Hemilton do të startojë i pari në garën e së dielës në pistën italiane të Muxhelos. Piloti britanik i Mercedes fitoi Pole position në Çmimin e madh të Toskanës, prova e nëntë e këtij botërori të diktuar nga pandemia.

Hemilton arriti të regjistrojë xhiron më të shpejtë duke lënë pas krahëve shokun e tij te Mercedes, Valteri Botas me vetëm 59 të mijëtat ndërsa Red Bull monopolizoi radhën e dytë të nisjes me Maks Verstapen dhe Aleksandër Rabon.

Pas krahëve të dominuesve, Sharl Lëklerk arriti një mrekulli të vogël madje renditi makinën e tij para Racing Point të Sergio Peres që vuajti penalitet. Një dështim total gjermani Sebastian Vettel që u eliminua në provat e dyta kualifikuese dhe do ta nisë garën nga vendi i 14.

Në pistën e Muxhelos, Ferrari do të jetë skuadra e parë që arrin të garojë në 1 mijë çmime të mëdha në Formula 1, si askush tjetër, një histori e pasur që bën kontrast me sezonet e fundit, krejtësisht në hije.

Top Channel