“Telekom” tani është “ONE”/ Kompania celulare, oferta më të mira për abonentët

11/09/2020 20:12

Ne një event ne zemër te Tiranes mes muzikës e te ftuarve te ndryshëm, “One” vjen ne Shqipëri për tu bere pjese e pa ndare e jetës se gjithë qytetareve qe i besojnë.

Kompania celulare “Telekom” ne vijim do te jete One Telekomunications dhe te gjithë abonentët qe kane një numër telekom nuk duhet te shqetësohen pasi nuk do u duhet te ndryshojnë numër apo karte ekzistuese duke qene se gjithçka do te vijoje njësoj.

Dyqanet do te jene po ato ku te gjithë drejtoheshin me pare por këtë here sigurisht te rimodeluara. Ofertat te mira dhe me shume mundësi zgjedhje për telefonat te cilët do te mund ti paguajnë përmes planeve tarifore e gjithashtu dhe produkte te reja shume te favorshme qe lehtësojnë dhe me shume jetën ne ketë bote ku teknologjia po ze çdo dite vendin kryesor.

Top Channel