Eksplorimi i “muzeve” nënujorë/ Grupet që zhyten në detin Jon për të parë anijet e fundosura

12/09/2020 12:59

Në thellësi është një ndër zbavitjet që ofron Vlora për turistët.

Pasi merr leksione për mbajtjen e maskës së oksigjeni kushdo mund të zhytet deri ne 20 m thellësi për të shijuar muzeun nënujor. Gjiri i Vlorës ka një qartësi pamjeje pasi janë të paktat derdhjet e lumenjve.

Kjo anije italiane e fundosur 80 vjet më parë është një ndër objektet më të vizitueshme.

Mauro Materata vjen nga Italia. Prej vitesh ndodhet në Shqipëri, ku ofron eksperiencën e tij si një zhytës përvojë
historia e “anijes spital italiane” është ajo qe me tërhoqi te provoj te zhytem ne ujërat shqiptare.

“Pashe një pjesë te mire te sipërfaqes se anijes dhe vërtet është mahnitëse”.

Per instruktoret e zhytjes ky sport është vërtet i bukur dhe kërkesat janë ne rritje.

Më së shumti janë te huajt që i kërkojnë më shumë sportet ujore. instruktorët thonë se ky sport te ndryshon jetën dhe se te rinjtë duhet ta eksplorojnë më shumë natyrën në thellësitë e detit Jon.

Top Channel