Një prej diamantëve më të rrallë në botë pritet të dalë në ankand muajin e ardhshëm dhe pritet të kapë vlerën e 12-30 milion dollarëve.

Shtëpia e Ankandeve Sotheby’s tha se xhevairi 102.39 karat, me një shkëlqim të përsosur, është diamanti i dytë më i madh oval i këtij lloji që del në shitje. Më i madhi, një diamant 118.28 karat, u shit me çmimin rekord prej 30.8 milion dollar, në Hong Kong në vitin 2013.

Vetëm shtatë diamante të tillë, të njohur si diamante të bardhë të përsosur, mbi 100 karat, janë shitur më herët në ankand. “Ne po shohim një diamant të jashtëzakonshëm,” tha Quig Bruning, kreu i Departamentit të Bizhuterive në Sotheby’s, New York.

“Për herë të parë në historinë tonë, ne po e ofrojmë këtë diamant pa rezerva, pa vlerësim paraprak. Dhe po e lëmë tregun të vendosë.”

Diamanti do të shitet pa një çmim rezervë në Hong Kong më 5 tetor. Dy prej diamantëve më të mëdhenj në botë i përkasin monarkisë britanike dhe formojnë pjesë të Jewels Crown British.

Rekordi botëror për çdo diamant të shitur në ankand u vendos në 2017 kur një diamant ngjyrë trëndafili prej 59,60 karat, u shit për 71,2 milion dollar, një argjendari në Hong Kong.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel