Një aktiviste adoleshente kineze që është shpallur ‘Greta Thunberg’ e Azisë, mësohet së fundmi se është arrestuar nga policia dhe u lirua vetëm pas disa orë marrje në pyetje.

17 vjeçarja Howey Ou, e influencuar nga suedezja Thunberg raportohet se është përjashtuar nga shkolla dhe nuk është kthyer më në shtëpi, ndërsa prindërit janë të shqetësuar për sigurinë e saj.

Aktivistja e re thotë se mendësia në Kinë për ndryshimet klimatike  “janë të prapambetura”, dhe shton se çështja nuk mbulohet sa duhet në media.

Ou u arrestua në fund të vitit 2019 pasi protestoi e vetme për shtatë ditë jashtë një ndërtese qeveritare në Guilin.

Ou thotë se është e influencuar nga aktivizmi për klimën i Thunberg, duke argumentuar se “nëse e bën ajo, përse të mos e bëj edhe unë”.

Edhe vetë aktivistja e famshme suedeze ka shprehur mbështetje për zonjushën Ou, arrestimi i të cilës  shkaktoi zemërim mes përdoruesve të mediave sociale.

 

Në fillim të vitit Thunberg shpërndante një artikull në mbështetje të Ou me komentin: “’Ou, 17 vjeçe, është bërë objektiv i autoriteteve pasi aktivizmi i saj është një sfidë ndaj kontrollit të tyre. Mbështesni Howey Ou në aktivizmin e saj të klimës.”

Aktivistja suedeze e përshkruante homologen e saj kineze “hero i vërtetë”.

Disa komentues negativë dënonin si Thunberg dhe mbështetjen e saj për kinezen.

Një prej tyre shkruante: “E verbra udhëheq të verbrën.”

Ndërsa një tjetër: “Në këtë pikë që jemi je bërë e mërzitshme Greta.”

Dikush tjetër shkruante: “Jam nga Partia e Gjelbër britanike dhe dyshoj shumë te ky artikull Greta.

FOTO GALERI
1/3
Ou u arrestua në fund të vitit 2019 pasi protestoi e vetme për shtatë ditë jashtë një ndërtese qeveritare

Top Channel