Një tjetër ngjarje tronditëse ka ndodhur në vendin tonë. Pas abuzimit seksual të një 46-vjeçari me një minorene në Pogradec, një tjetër rast i rëndë ka ndodhur në Lushnje.

Një 51 vjeçar nga Lushnja ka rënë në prangat e policisëpër veprime të turpshme ndaj një vajze 12 vjeçare.

Sipas informacioneve të marra 51 -vjeçari ishte shofer fugoni i linjës Lushnje Bubullime dhe në kohë të ndryshme ka ngacmuar 12 vjeçar. Ka qenë kjo e fundit që se bashkua me familjarët e saj ka denoncuar në Polici.

Lushnjë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 51 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur 12-vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Vepra të turpshme”.

Top Channel