Tre të arrestuar dhe dy në hetim, detajet e aksionit të policisë në Elbasan

12/09/2020 10:07
Ilustrim

5 persona janë vënë nën prangat e policisë këtë të shtunë për vepra të ndryshme penale.

Një 29-vjeçari i janë gjetur dhe sekuestruar 6 doza kanabis dhe një aparat celular. Ky person ushtronte veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

-Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Policisë së Forcës së Posaçme “Shqiponja”, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 doza lëndë narkotike e dyshuar të llojit cannabis-sattiva dhe një aparat celular. 29 vjeçari ushtronte veprimtrai kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkoitke në doza të vogla.

Po ashtu, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E.H., 21 vjeç, banues në fshatin Shenmëhill, Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

S.D., 19 vjeç, banues në fshatin Godolesh, Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar motomjetin pa targa dhe i papajisur me leje drejtimi .

Në kuadër të punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të prerjes së paligjshme të pyjeve, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazh në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finaciar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u procedua penalisht për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi A.Rr., 48 vjeç, banues në fshatin Stravaj, Librazhd, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar 50 m3 lëndë drusore, për një subjekt pa dokumentacionin përkatës.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit dhe po punohet për kapjen e shtetasit G.M., 45 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Haxhas”, Elbasan në parcelen e tij ka ndezur zjarr , i cili me pas ka marrë përmasa dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë frutor të ndryshme dhe ullinj.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Top Channel