Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit Sokol Cikalleshi është bërë përforcimi më i ri i Koniaspor. Bomberi i kuqezinjve që u bë protagonist edhe në Ligën e kombeve me fitoren në Bjellorusi, do të luajë për dy vitet e ardhshme në skuadrën e Ligës turke.

Cikalleshi ishte nën kontratë me Akhisar në Turqi, por klubi nuk u ngjit këtë sezon në Superligë dhe si rrjedhojë u privua nga shqiptari nën trysninë e ofertave që mori. Futbollisti u prezantua në një konferencë me pak pjesëmarrës për shkak të pandemisë.

Sokol Cikalleshi kaloi me sukses teste mjekësore në Medicana Konya Hospital dhe më pas firmosi deri në vitin 2022. Bomberi kuqezi do të mbajë fanelën me numrin 17 te Koniaspor. Ai ka luajtur në total 303 ndeshje si profesionist duke shënuar 92 gola në të gjitha kompeticionet.

Top Channel