Durrës/ I dehur në timon, dhunë ndaj bashkëshortes e vjedhje materiale ndërtimesh, arrestohen 6 persona e vihen nën hetim 3 të tjerë gjatë 24 orëve

12/09/2020 09:55

DURRËS- Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë dhe janë vënë nën hetim 3 të tjerë gjatë 24 orëve në qarkun e Durrësit.

Të arrestuarit janë :

-F.K., 31 vjeç, banues në Shijak, Durrës, sepse ditën e djeshme , në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, në seancën gjyqësore ndaj shtetasit I.B., ku ishte thirrur si dëshmitar, ka dhënë dëshmi të rreme.
-A.L., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
-R.N., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi në autostradën Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur në masën 1.05 mg/l, është përplasur me trafikndarësen, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
-A.M., 48 vjeç, banues në fshatin Derven, Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
A.K., 27 vjeç dhe B.K., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Halil, Krujë, pasi dyshohen se kanë vjedhur në banesën e shtetasit F.Z., disa materiale ndërtimi.

Do të hetohen në gjendje të lirë M.B., 32 vjeç, punonjës pranë Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore Durrës dhe E.K., 22 vjeç, banues në Durrës. Ata u vunë nën hetim pasi dyshohet se E.K., i ka dhënë M.B., një shumë parash, për të përfituar shtesë pensioni.

Gjithashtu u vu nën hetim S.Gj., 48 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në biznesin e tij “Bar Kafe”, u konstatua se ushtronte
aktivitet hoteleri, i pa pajisur me liçensën përkatëse dhe duke fshehur të ardhurat.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës dhe Krujë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel