Rama poston videon nga ambientet e mbajtjes së ilaçeve në QSUT dhe sulmon opozitën

12/09/2020 07:47

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke postuar në profilin e tij në Facebook pamje nga ambienti ku mbahen ilaçet në QSUT.

Rama nuk hezitoi të sulmonte opozitën duke thënë se në kohën kur qeverisnin ata, ilaçet mbaheshin në kushte jo të mira.

Ja postimi i plotë i Ramës:

“MIRËMËNGJES ?
dhe me këto pamje ku mund të shihni si mbaheshin ilaçet në qendrën më të madhe spitalore në vend #QSUT, kur qeverisnin ata që sot duan të rikthehen dhe si mbahen sot ilaçet në shërbim të njerëzve që shtrohen në spital, ju uroj një ditë të mbarë?

Top Channel