Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i Ukrainës i cili shkruan se është mirënjohës ndaj kreut të qeverisë shqiptare, duke shpresuar që paqja dhe armëpushimi të mbizotërojë në Donbas.

“Mirënjohës Edi Ramës, që e kupton sa shumë përpjekje dhe guxim iu desh popullit të Ukrainës për rrugën drejt paqes. Faleminderit OSBE për mbështetjen dhe shpresoj të shijohet armëpushimi në Donbas”, shkruan Zalensky.

Kjo telefonatë e Ramës ka ardhur cilësinë e kreut të OSBE. Tensionet po zhvillohen në qytetin Donbas. Me anë të një shënimi në twitter, Zalensky e falenderon Ramën për interesimin e tij në lidhje me sigurinë në qytetin Donbas.

Top Channel