Arrestohen dy vëllezër në Kolonjë, kthyen shtëpinë në arsenal armësh e kundërshtuan me dhunë policinë

12/09/2020 10:14

KOLONJË- Dy vëllezër janë arrestuar ditën e sotme pasi kishin kthyer në arsenal armësh banesën e tyre dhe qëlluan me armë zjarri në orët e vona të natës në ajër duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.

Ata gjithashtu kundërshtuan me dhunë policinë në fshatin Novoselë të Kolonjës, kur ‘blutw ‘ shkuan t’i arrestonin.
Shqiponjat finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Novosela”, ku sekuestruan arsenal armësh e municion luftarak në banesën e tyre.

Dy vëllezërit e arrestuar janë S. Z., 36 vjeç dhe M. Z., 34 vjeç, banues në Novoselë.
Konkretisht u gjetën e sekuestruan dy armë zjarri tip pushkë, një pistoletë tip “Zastava” me 4 fishekë, si edhe 1572 copë fishekë, të cilat i posedonin pa leje.

Si pasojë e të shtënave, një predhë ka rënë në banesën e Q. B., pa shkaktuar dëme.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Top Channel