Shpërthim i fuqishëm në Teheran, humb jetën një person dhe mbeten të plagosur dhjetëra të tjerë

11/09/2020 21:05

Një shpërthim i fortë në një punishte baterish në jugperëndim të Teheranit ka lënë një të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe dëme, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve Irna.

“Zjarri i shkaktuar nga shpërthimi ishte aq i madh, saqë një punëtor vdiq menjëherë dhe dhjetë banorë të 25 apartamenteve të ndërtesës u plagosën lehtë”, tha shefi i zjarrfikësve.

“Shkaku i shpërthimit është i papërcaktuar dhe po zhvillohet një hetim”, shtoi ai. Ky incident është i fundit në një seri zjarresh dhe shpërthimesh që kanë goditur vendet ushtarake dhe civile iraniane që nga qershori.

Top Channel