Zjarri përpiu pallatin 12 katësh pranë QSUT, zjarrfikësit heronj në krye të detyrës gjatë gjithë natës Fshatrat Urakë dhe Rrajcë të bashkisë së Prrenjasit ndahen mes tyre nga aksi nacional Prrenjas-Qafë Thanë.
Por duket se këto fshatra bashkohen nga një konflikt i vjetër pronësie i cili nuk ka gjetur zgjidhje në 30 vite. Tokat e këtyre fshatrave janë ndarë edhe sipas tapive të vjetra ku pranga i shkon pronarit dhe me ligjin 7501. Kjo ka shkaktuar mbivendoje të tokave dhe një konflikt i cili nuk ka mundur të marrë zgjidhje nga Kadastra e Librazhdit.
28 familje nuk i gëzojnë pronat e tyre dhe madje problem ka shkaktuar dhe konflikte mes fqinjëve. Në shumë raste konflikti me pronat ka bërë që edhe disa ndërtesa të mos përfitojnë nga procesi i legalizimit. Pronarë pa toka dhe tashmë pa shpresa për të gjetur një zgjidhje, banorët e të dy fshatrave vazhdojnë të jenë në pritje të një zgjidhje nga kadastra.
Top Channel