Emrat/ Plagoset me armë zjarri një person në rrugën ‘5 Maji’ në Tiranë, identifikohet autori

11/09/2020 21:58
foto ilustruese

TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në rrugën ‘5 maji’ në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:26, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e kësaj plagosje.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se shtetasi Kevin Cungu, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Rexhep Xhekja, 30 vjeç, i cili u dërgua në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.09.2020, rreth orës 21:26, në fund të rrugës “5 Maji”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi me iniciale K. C, ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin R.Xh., 30 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë identifikimin e autorit të dyshuar.

Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja .

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes.

Top Channel