Kroaci, tre të vdekur dhe 190 raste të reja me COVID-19

11/09/2020 21:48

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 190 raste të reja me koronavirusi dhe tre vdekje.

Shtabi për mbrojtje civile tha se numri aktual i rasteve aktive arrin në gjithsej 2.430.

Në mesin e tyre 327 pacientë janë në spital, ndërsa në respiratorë janë 26 pacientë.

Tre pacientë kanë humbur jetën gjatë orëve të fundit. Deri më tani në Kroaci janë regjistruar 13.107 persona të prekur me koronavirus, prej të cilëve 211 kanë vdekur, ndërsa 10.466 janë shëruar.

Deri më tani janë testuar gjithsej 210.805 persona, prej tyre 5.549 gjatë 24 orëve të fundit.

Top Channel