Gjyqtarët Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti “kokë më kokë” gjatë votimit, zgjidhen deri më tani dy anëtarët më të rinj në KLGJ Pas skandaleve seksuale brenda ambjenteve të institucioneve arsimore, kryefjala e ministres së arsimit Besa Shahini ishte shtimi i psikologëve ne shkolla që ato të shndërrohen në hapësirë të sigurtë për fëmijët.
Mirëpo viti i ri shkollor do të nis me të njëjtin numër punonjësish të shërbimit psikosocial, edhe pse prania e tyre është edhe më e domosdoshme me rregullat anticovid qe nxënësit duhet të përshtaten me rikthimin në shkollë.
Valbona Treska: Rreth 340 punonjës të shërbimit psiko social, psikolog dhe punonjës social kanë përfunduar vitin e kaluar shkollor dhe po me këtë shifër fillojmë e këtë vit. Një psikolog vazhdon operon për 1200-2000 nxënës.
Edhe vetë psikologët janë interesuar pranë zyrave vendore arsimore se kur do mund të testohen për t’u punësuar dhe përgjigja nuk ka pasur një datë konkrete. “Shpallja e procedurave të konkurrimit në profesionin e psikologut dhe të punonjësit social do të bëhen nëpërmjet njoftimit në faqet tona zyrtare” shkruhet në emailin që Drejtoria e përgjithshme e arsimit i ka dërguar psikologes. Edhe urdhri i psikologut është në pritje të njoftimeve të Ministrisë.
Valbona Treska: Në qershor të këtij viti doli një urdhër i ministres së arsimit për dyfishimin dhe punësimin e psikologëve të rinj në shkolla. Neve kemi vijuar menjëherë me ngritjen e grupeve te punës dhe presim nga dita në ditë që të bëhet njoftimi nga ministria e arsimit për rekrutimin e këtyre punonjësve të rinj.
Top Channel