Furnizimi i Kosovës me gaz/ Projekti në Kosovë nisi që në 2017

12/09/2020 13:14

Projekti i sistemit të furnizimit dhe termocentralit me gaz u proklamua si investim nga marrëveshja e 4 shtatorit në Washington, por i njëjti kishte nisur kohë më parë.

Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi tregon se Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit dhe organizata tjetër financiare amerikane, DFC, kishin shprehur interesim për këtë projekt qysh në vitin 2017 kur Qeveria e atëhershme kishte bërë strategjinë për energjinë.

Tash ky investitor ka filluar planin e fizibilitetit për sjelljen e gazit nga Maqedonia Veriore.

Një tentativë tjetër për lidhjen e Kosovës me sistemin e gazit, e pati bërë edhe Qeveria Haradinaj gjatë vitit 2018, përmes konferencës së donatorëve të organizuar nga BERZH.

Ky projekt nuk po ia sjell Kosovës gazin për herë të parë.

Pasi para viteve 2000, Kosova kishte pasur objektin dhe sistemin përcjellës për gaz e me të ishte furnizuar edhe Maqedonia Veriore.

Alberta Hashani

Top Channel