16:44
Vitrina e Librit/ Labirinti i Shpirtrave –Carlos Ruiz Zafon
Barcelonë, fund i viteve ‘50. Daniel Sempere nuk është më djali që kemi njohur mes tuneleve të pafundme të Varrezës së Librave të Harruar, në kërkim të librit që do t’i ndryshonte jetën. Misteri i vdekjes së nënës së tij, Izabelës, ka hapur një humnerë dhe i ka trazuar shpirtin, një humnerë nga e cila gruaja e tij, Bea, dhe miku besnik, Fermini, po përpiqen ta shpëtojnë.