Tragjike/ Nuk fitoi betejën me kancerin, humb jetën në moshë të re këngëtari i njohur turk

02/10/2020 16:40

Është ndarë nga jeta në moshën 36-vjeçare, këngëtari i njohur turk Arif Akpinar.

Këngëtari nuk mundi të fitonte betejën me tumorin në tru, ndërsa thuhet se gjendja e tij ishte përkeqësuar shumë javët e fundit.

Akpinar u diagnostikua me tumor në kokë vetëm pak muaj më parë, por sëmundja ishte në një fazë mjaft agresive dhe avancoi. Këngëtari është një ndër më të pëlqyerit në Turqi, ndërsa hiti më i preferuar është “Kilit”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel