Të rinjtë britanikë të pabindur/ Injorojnë hapur këshillat e qeverisë, trazira dhe alkool në rrugët e qyteteve (FOTO)

02/10/2020 18:51

Britania e Madhe është duke u përballur me situatën më të rënduar nga pandemia e koronavirusit, që nga muaji maj.

Infektimet janë rritur dhe numri i vdekjeve gjithashtu, por megjithatë të rinjve duket se nuk u intereson ky fakt dhe janë parë të frekuentojnë masivisht klubet e natës. Kështu, me frekuentimin e këtyre ambienteve, të rinjtë injorojnë hapur urdhrat e qeverisë, e cila ka ndaluar frekuentimin e bareve dhe restoranteve duke filluar që nga ora 10 e mbrëmjes.

Përtej kësaj, grupe të mëdha të rinjsh u panë në rrugët e Liverpool-it, ku disa prej tyre ecnin të patrazuar me shishe alkooli në duar. Këto pamje duket se kanë irrituar dhe autoritetet të cilët po mendojnë të aplikojnë gjoba për qytetarët në rast se urdhëresat e tyre nuk zbatohen.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel