Deklarata e Ramës/ Mediat serbe: Provokim! Synohet heqja e kufijve Kosovë-Shqipëri

02/10/2020 17:50
Kryeministri Edi Rama

Mediat serbe kanë komentuar mbledhjen e qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës që u mbajt ditën e sotme në Tiranë.

Deklarata e kryeministrit Rama ku tha se në javët në vijim do të vizitojë Kosovën për të konkretizuar marrëveshjen që do të kthejë portin e Durrësit në një doganë të përbashkët është cilësuar si provokim nga mediat serbe.

Gazeta serbe “Blic.rs“, shkruan se Edi Rama ka provokuar përsëri, pasi ka thënë se porti i Durrësit do të jetë porti i Kosovës. Sipas tyre synimi është heqja e kufijve mes dy vendeve fqinje.

Ajo gjithashtu shkruan se delegacioni i Prishtinës u mirëprit në Shqipëri me nderimet më të mëdha, por ai nuk përfshiu ministrat nga lista serbe, Goran Rakić dhe Dalibor Jevtić.

Top Channel