Brighton & Hove Albion sot kanë kompletuar transferimin e Andi Zeqirit nga ekipi në Super Ligën Zvicerane, Lausanne-Sport për një shumë rreth 3 milionë euro.

21 vjeçari është paraqitur me Zvicrën nga ekipi i U16 deri tek U21. Tek Lausanne, Zeqiri arriti të shënoj 22 gola në 37 paraqitje ku e ndihmoi tanimë ish-ekipin e tij të futet në Super Ligën Zvicerane.

Trajneri i Brighton, Graham Potter për mediat tha se janë shumë të kënaqur me Zeqirin dhe që presin shumë nga ai.

“Ne jemi shumë të kënaqur me ardhjen e Andit. Ai është një lojtarë që ne e kemi monitoruar për një kohë të gjatë. Ne jemi të vetëdijshëm për kualitetet që posedon ai dhe çfarë mund të ofroj për ne”, tha Potter.

Top Channel