Edi Reja përjashton “dasmorët”/ Në miqësoren me Armeninë, nuk do jenë Hysaj, Cikalleshi, Roshi, Bala dhe Sadiku

02/10/2020 15:54

Përfaqësuesja shqiptare fillon grumbullimin në këtë fundjavë me risi të të rëndësishme sa i përket grumbullimit.

Dasma e shumëpërfolur e Odise Roshit në prag të ndeshjes me Lituaninë ka rezultuar një thyerje disipline e grumbullimit të ekipit kombëtar dhe si rrjedhojë ka sjellë përjashtimin nga ky grumbullim i radhës të Roshit dhe të ftuarve të tij, Cikalleshit, Balës, Sadikut dhe kapitenit të kombëtares Elseid Hysaj.

Një ditë përpara asaj ndeshjeje këta lojtarë kanë dalë nga grumbullimi duke thyer rregullat e ekipit, por nëse prezenca e tyre nuk mund të mohohej në ato momente për shkak të ndeshjes që u luajt vetëm pak orë më pas, këtë herë Edi Reja ka vendosur t’i kujtoj edhe një herë profesionalizmin dhe disiplinën lojtarëve duke i ndëshkuar me mosgrumbullim.

Gjithësesi mungesa e tyre ka sjellë edhe emra të rinj tek ekipi kombëtar A. Sa i përket repartit të mbrojtjes një emër që grumbullohet për herë të parë është ai i Albi Dokës, ish-mbrojtësit të Tiranës dhe aktualisht tek Gorica në Kroaci dhe Xhon Mersinajt mbrojtësit të Lokomotivës i cili vitin e shkuar ka zhvilluar 5 ndeshje me ekipin kombëtarë shpresa.

 

Sa i përket repartit të avancuar për këto ndeshje do të jenë Sherif Kallaku, Giacomo Vrioni, Armando Broja Rei manaj dhe Endri Cekici.

Kuqezintjë kanë parashikuar një ndeshje miqësore me Armeninë me 7 tetor. Pavarësisht trazirave në këtë vend dhe opsionit për t’u zhvilluar këto kjo ndeshje, për momentin nuk ka asnjë ndryshim, ndërkaq ndeshjet zyrtare të kombëtares Shqiptare do të jenë me Kazakistanin me 11 tetor dhe me Lituaninë më 14 tetor të vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë janë në grupin e 4 të Ligës C me 3 pikë pas 2 ndeshjesh ku fituan 2-0 në Bjellorusi dhe u mundën në “Air Albania” me Lituaninë në 1-0.

Top Channel