Momente tmerri/ I grabisin fëmijën në mes të ditës, reagimi i nënës i përloti të gjithë

02/10/2020 16:21

Momente paniku janë regjistruar në Guatemalë. Një nëne, e cila ishe duke ecur në një rrugë të tej mbushur me njerëz i është rrëmbyer foshnja nga dy persona.

Rrëmbimi ndodhi në Zacapa, rreth 80 km nga kryeqyteti Guatemala city. Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë kanë fiksuar të gjithë momentin e tmerrshëm.

Në video shihet nëna e cila është duke ecur e qetë në rrugë, ndërkohë dy persona që afrohen me një motor, tentojnë të rrëmbejnë fëmijën. Në këtë moment ata janë ndeshur me rezistencën e egër të nënës, e cila bëri ç’të mundej për të shpëtuar foshnjën.

Raportohet se grabitësit kanë arritur që të rrëmbejnë foshnjën nga krahët e nënës në ato momente, e pak orë më vonë fëmija është gjetur nga policia në një stacion hekurudhor në gjendje të mirë shëndetësore.

Motivet e këtij rrëmbimi ende nuk dihen, por mësohet se policia ka nisur një hetim dhe ka shpallur në kërkim autorët.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel