Studentët e diplomuar në master shkencor në fakultetin e shkencave të  natyrës nuk gjejnë dot punë.

Pas zhgënjimit për t’u bërë shkencëtarë, vjen edhe zhgënjimi tjetër, edhe më i madh: nuk bëhen dot as mësues.

Zgjidhja që kanë gjetur të diplomuarit me master në fizik për të shmangur kohën e gjatë të papunësisë është t’i rikthehen edhe njëherë një masteri të dytë, me profil mësuesie. Por edhe pas 7 viteve të studimeve, vendin e punës sërish nuk e kanë të sigurt.

Për të mos përjashtuar më të mirët nga tregu i punës, një propozim nga ekspertja e arsimit Valbona Nathanilit i është drejtuar ministrisë së arsimit dhe rektoratit të Universitetit të Tiranës.

Këto pengesa për punësim pas diplomimit në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, shpjegojnë arsimtarët,  do të sjellin zhdukjen e shkencëtarëve.

 

Top Channel