Përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve, në ditën e pestë të grevës së urisë.

Një prej grevistëve, Aleksandër Mejdani, është dërguar në spitalin e Ballshit. Ai është transportuar me automjetin e kolegëve të tij, pasi kishte probleme kardiake. Ndonëse po merr ndihmën mjekësore, Aleksandër Mejdani thotë se pasi të përmirësohet, do të rikthehet sërish në grevën e urisë.

Një ditë më parë grevistet refuzuan ndihmën mjekësore.

Naftëtarët janë të vendosur të qendrojnë në grevë urie deri sa të marrin pagat e prapambetura që vlerësohet nga sindikalistët në një borxh prej 8 milionë eurosh në total.

Top Channel