Kakavijë/ Po rikthehej nga Anglia, vlonjatin i sekuestrohen 15450 paund dhe 2350 euro në kufi

02/10/2020 15:00

15450 paund dhe 2350 euro janë sekuestruar gjatë mesditës të së premten në pikën kufitare të Kakavijës.

Forcat blu pas një kontrolli në çantën e shtetasit B.M, 48 vjeç, rezident në Angli i janë gjetur dhe sekuestruar vlera të mëdha monetare të padeklaruara.

48 vjeçari po përpiqej të hynte me një furgon brenda territorit shqiptar dhe pas kontrollove të imtësishëm ku iu gjetën një shumë e madhe parash.

Vlonjati është proceduar penalisht.

Materialet e mëtejshme i kaluan për veprim Prokurorisë së Gjirokastrës.

 

Top Channel