Bija e jashtëligjshme e mbretit fiton të drejtën për të quajtur veten “Princeshë”

02/10/2020 19:20

Ajo që më parë ishte bija sekrete e mbretit Albert II i Blegjikës, ka fituar betejën për të drejtat e saj ndaj titullit mbretëror dhe tashmë do të njihet zyrtarisht si Princeshë e Belgjikës.

Gjykata e Apelit në Bruksel vendosi se bija biologjike e mbretit, Delphine Boël mund të zotërojë të njëjtat të drejta si tre vajzat e tjera të mbretit.

Skulptorja 52-vjecare Boël ka nisur padinë e saj në vitin 2013 për t’u njohur nga ish-mbreti 86 vjeçar.

Prej fillimit ajo pretendonte se mbreti kishte pasur një marrdhënie me nënën e saj, Sibylle de Selys Longchamps, çka solli lindjen e saj në 1968.

Mbreti i kontestoi për shtatë vjet pretendimet dhe nuk pranonte të dorëzonte mostrën e ADN-së për testin e atësisë, derisa u detyrua nga gjykata ta bënte në tetor 2018.

Në janar ai ka pranuar se është babai biologjik i Boël.

Ajo tashmë do të ndryshojë emrin e në atë të të atit “Saxe Cobourg”, madje dhe fëmijët e saj do të titullohen “Princ” e “Princeshë” e Belgjikës.

“Ajo është shumë e lumtur për vendimin që i jep fund një rocedure të gjatë e të lodhshme për të dhe familjen”, tha avokatja Yves-Henri Leleu në një deklaratë për CNN.

Albert II është martuar me Paola Ruffo di Calabria, më vonë mbretëresha Paola e Belgjikës.

Në 2013, në moshën 79 vjeçare Albert II hoqi dorë nga froni në favior të birit të tij Philippe, duke cituar arsye shëndetësore.

Zhurmat për fëmijën jashtë martese kishin lindur që prej një autobiografie të Mbretereshes Paola në 1999.

Lexo edhe:

https://top-channel.tv/2020/09/11/provoi-se-ishte-vajza-e-ish-mbretit-te-belgjikes-52-vjecarja-kerkon-titullin-mbreteror/

https://top-channel.tv/2019/05/29/nese-nuk-ben-testin-e-adn-se-paguaj-5-mije-euro-gjobe-ne-dite-ish-mbreti-i-bindet-gjykates/

Top Channel