Pas Ligës së Kampioneve, i erdhi radha Europa League të konfigurojë grupet e saj për sezonin e ri. në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës, 48 skuadra janë ndarë në 12 grupe me nga 8 ekipe secila në një ceremoni që nisi me dhënien e çmimit të Lojtarit më të Mirë të sezonit, që i shkoi sulmuesit të Interit, Romelu Lukaku.

Me Sevillan dhe Interin finalistet e vitit të kaluara që janë në Ligen e Kampioneve, të tjera skuadra të njohura të kontinentit do të diskutojnë trofeun e kompeticionit të dytë për nga rëndësia në futbollin evropian.

Kështu Roma e Marash kumbullës është në Grupin A bashkë me Young Boys që eliminoi Tiranën, Clujin dhe CSKA Sofje. Milani që me shumë vështirësi eliminoi rio Aven e pret një grup vërtet interesant teksa kundërshtarë do të këtë Celtic Sparta pragë dhe Lillë. Edhe Grupi F ku është napoli i Elseid Hysajt është po kaq interesant, me skuadrën e gattusos që do të masë forcat me Real Sociedad, Alkmaar dhe Rijekën,

Anglia ka 3 skuadra në këtë kompeticion, Arsenalin që është në Grupin B me Rapidin e Vjenës, Molde e Dundalk, leicester që do të përballet në Grupin G me Bragën, AEK të Athinës dhe Zorya Luhansk dhe Tottenhamin e Mourinhos që shorti e vendosi në Gruin J me Ludogorets, LASK linz dhe Antëerp.

Dy janë skuadrat gjermane në këtë kompeticion Bayer Leverkusen që është në Grupin C me Slavia Pragë, hapoel Beer Sheva dhe Nice dhe hoffenheim në Grupin L me Gent, Crvena Zvezdën dhe Slovan.

Ndërsa Spanja përvec sociedad përfaqësohet edhe nga Granada që është për herë të [arë në fazën e grupeve të Europa League dhe Villarreal. granada është në Grupin E me PSV, PAOK dhe Omonia, ndërsa Nëndetësja e Verdhe ndodhte në Grupin I me Qarabag, maccabi Telaviv dhe Sivasspor.

Faza e Grupeve e Europa League [ër sezonin e ri do të nisë në 22 tetor dhe do të mbyllet në 10 dhjetor. Finalja e madhe e kompeticionit do të luhet në 26 maj 2021 në Gdansk të Polonisë. Edhe këtë sezon ky kompeticion i rëndësishëm i futbollit evropian do të transmetohet në platformën Digitalb

Top Channel