E pazakontë/ Shkoi e dehur në shtëpi, 22-vjeçarja ndihmohet nga qeni për t’u shtrirë

02/10/2020 17:33

Të gjithëve u ka ndodhur që të shkojnë sikurse një herë të vetme të dehur në shtëpi, e më pas prindërit ose të afërmit u kanë ardhur në ndihmë.

Por ndryshe nga çfarë ndodh zakonisht, një vajzë e re nga Iowa e SHBA-ve, teksa u kthye në shtëpi pas një nate dëfrimi me miqtë është ndihmuar nga qeni i shtëpisë. 22-vjeçarja Hannah Quintus, dëshironte të shtrihej e të qetësohej, pasi e kishte tepruar jo pak me alkoolin atë natë.

Kur hyri në shtëpi, qeni i saj Jax, e cili e kuptoi se ajo nuk po humbte baraspeshën, ia vendosi këmbët në gjoks për ta ndihmuar të shtrihet pa ndonjë problem. Kamera e vendosur brenda dhomës e ka filmuar këtë moment, kurse Hannah zgjodhi që të nesërmen pamjet t’i bënte virale në rrjet.

Top Channel