Armenia e gatshme të përfshihet në bisedimet e paqes për Nagorni Karabakun

02/10/2020 14:11

Armenia thotë se është e gatshme të përfshihet në bisedimet për paqe të ndërmjetësuara nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), derisa udhëheqësit ndërkombëtarë vazhdojnë të bëjnë thirrje dhënien fund të luftimeve me forcat e Azerbajxhanit, për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.

Ministria e Jashtme në Jerevan tha në një deklaratë më 2 tetor se mirëpret thirrjen e përbashkët të Francës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara – i ashtuquajturi Grupi i Minskut – për një ndërprerje të menjëhershme të luftimeve.

Treshja gjithashtu u bëri thirrje udhëheqësve të Armenisë dhe Azerbajxhanit që “të angazhohen pa vonesë për të rifilluar negociatat thelbësore, me mirëbesim dhe pa parakushte”.

Forcat armene dhe azerbajxhanase kanë treguar pak gatishmëri për t’i ndaluar luftimet që kanë shpërthyer më 27 shtator.

Më shumë se 100 njerëz, përfshirë shumë civilë, janë vrarë në përleshjet e rënda.

Zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, Nagorno Karabaku qeveriset nga armenët etnikë.

Dy ish-republikat sovjetike, Azerbajxhani dhe Armenia, kanë zhvilluar një luftë për territorin më 1988-1994, e cila ka lënë rreth 30,000 njerëz të vrarë.

Është e paqartë se çfarë i ka shkaktuar luftimet e fundit. rel

Top Channel