Komiteti i krizës së koronavirusit në Hungari njoftoi një numër rekord të infeksioneve të reja, me 1 322 raste të konfirmuara gjatë 24 orëve të kaluara.

Gjatë dy javëve të fundit, vendi me 10 milionë banorë ka raportuar infeksione të reja me një normë prej 700 deri në 1 000 rastesh në ditë, raporton ATSh.

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19 po rritet gjithashtu, me 17 viktima të raportuara sot dhe 16 ditën e djeshme, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve që i atribuohen sëmundjes në 798.

Janë 740 pacientë të shtruar në Covid-19, 47 prej të cilëve ndodhen në intubim.

Ekspertët paralajmërojnë se kulmi është veçanërisht shqetësues për shkak të shkallës së lartë të rezultateve pozitive të testit, me 6-12 % të atyre që u testuan rezultuan pozitivë në muajin e kaluar.

Top Channel