Varreza e biçikletave/ Kina duhet të heqë 30 milionë

02/10/2020 13:05

Kina perballet me nevojën për të asgjësuar gati 30 milionë bicikleta të prishura, të dëmtuara ose edhe të hedhura të papërdorura.

Shërbimi i marrjes me qira të biçikletave ka rezultuar jashtëzakonisht i suksesshëm në vend, por ka krijuar dhe probleme të mëdha me asgjësimin e atyre që njerëzve nuk u duhen më. Në Europë, shifrat janë më të vogla, por për Kinën problemi nuk është aspak i vogël.

Bumi i dhënies me qira arriti kulmin tre vjet më parë, duke përfshirë 70 sipërmarrje dhe investime miliarda dollarëshe. Si rezultat i konsolidimit të tregut, vetëm pak prej tyre mbeten ende në këmbë, të tjerat kanë falimentuar. Dhe biçikletat e mbetura duhet të hidhen.

Ato janë grumbulluar në varreza masive në periferitë e qyteteve. Më e madhja e ndodhur në Fujian, është mbushur me 200.000 dyrrotakë. Biçikletat e braktisura çmontohen; pjesët prej alumini e çeliku përpunohen e ripërdoren, gomat transformohen në tapete të buta për këndet e lojërave të fëmijëve.

Top Channel