Konflikti i Karabakut/ Serbia i dërgoi armë Armenisë

02/10/2020 16:18

Teksa bota i ka kthyer sytë nga konflikti në Kaukaz, zbulimi se Armenisë I janë shitur armë serbe rrezikon t`i acarojë marrëdhëniet e Beogradit me disa aleatë të rëndësishëm, thotë Balkaninsight.

Konflikti I ngrirë azero-armen u ripërtëri shkurtimisht në muajin korrik, me përplasje mes forcave të armatosura të të dyja palëve që kushtuan 16 jetë. Trupat azere, sipas BIRN, i gjetën kundershtarëve municione e predha të prodhimit të serb.

Ky zbulim tronditi partneritetin strategjik mes Serbisë dhe Azerbajxhanin, vazhdon artikulli, por tani Serbia rrezikon të zemërojë edhe fuqi më të rëndësishme rajonale. Përgjatë 12 viteve të fundit, Serbia dhe Azerbajxhanin e kanë mbështetur njëra-tjetrën në mosmarrëveshjet e veta territoriale. Baku ka mbështetur serbët për Kosovën, dhe Beogradi e përkrahte për Nagorni-Karabakun.

Azerbajxhani e ka ndihmuar Serbinë edhe në forma të tjera; një firmë aze ndërtimi, AzVirt, ishte ajo që përfundoi sektorin Ljig-Preljina të korridorit të XI në Serbi e është përfshirë ne disa projekte. BIRN thotë se personi që qëndron pas transferimit të armëve në Armeni, Slobodan Tesic, është një prej tregtareve më të mëdhenj serb të armëve dhe një financues i partisë Progresive Serbe të Vuçiçit.

Kompania e tij, Vektura Trans, thuhet ta ketë furnizuar Armeninë me municione që vijnë nga fabrika serbe e armëve “Krusik”, në qytetin e Valjevës. Vitin e kaluar, Tesic dhe Krusik u përfshinë në një skandal të madh pas pretendimeve se disa kompani në pronësi të Tesic po blinin municione nga Krusik me cmim shumë të ulët. Predhat në fjalë iu shitën më pas blerësve në Arabinë Saudite dhe iu transferuan militantëve islamikë në Jemen.

Top Channel