Njësia 2 në Kryeqytet ishte ndalesa e radhës e turit të kryebashkiakut Erion Veliaj në çdo njësi.

Ai inspektoi një prej pallateve përfituese nga Fondi e Komunitetit, një nismë e bashkisë, e cila u vjen në ndihmë qytetarëve për rikonstruksionin e pallateve.

Edhe banorët u shprehën të kënaqur për investimet e bëra në këtë zonë nga bashkia.

Deri më tani, nismës së Fondit të Komunitetit i janë bashkuar 50 pallate, banorët e të cilave, në bashkëpunim me Bashkinë, investojnë në riparimin e ndërtesës së amortizuar nga koha.

Top Channel