E mërkurë, 18 Nëntor 2020
16:06
Hiqet ndalesa e fluturimit për Boeing 737 MAX

Pasi gati dy vite hetimesh, probleme brenda korporatës dhe shumë mosmarrëveshje me rregullatorë në shumë vende të botës, kompania Boeing ka fituar të mërkurën miratimin nga Administrata Federale e Aviacionit në SHBA, që të lejojë përsëri fluturimet me avionin 737 MAX, pas dy katastrofave fatale.

16:01
​Thaçi dhe të tjerët në seancë në mes të dhjetorit, mbrojtja do të kërkojë lirimin me kusht

Në paraqitjen e dytë para Dhomave të Specializuara në Hagë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga avokatët u paralajmërua kërkesa për lirim me kusht.

15:54
​Salah testohet sërish për Covid-19, ky është rezultati

Mohamed Salah ka rezultuar pozitiv edhe në testin e dytë për Covid-19 dhe kështu do ta vazhdojë periudhën e karantinimit.

15:53
​96 të vdekur nga koronavirusi në Suedi

Në Suedi, 96 vdekje të reja u konfirmuan si rezultat i COVID-19, e cila është shifra më e lartë në një ditë në të paktën tre muajt e fundit.

15:43
Shqipëria importoi më shumë ilaçe/ Nga nisja e pandemisë janë blerë 137 milionë euro ilaçe

Pandemia Covid-19 ka rritur në nivele rekord importin e ilaçeve gjatë muajit tetor, pasi sipas Institutit të Statistikave importi i barnave arriti vlerën e 2.7 miliardë lekëve ose rreth 22 milionë euro.

15:40
Nga plehrat Malltezi fitoi miliona/ Zbardhen interesat e dhëndrit të Berishës në menaxhimin e mbetjeve

Gazetarët e emisionit Top Story në Top Channel kanë siguruar dokumente se si Jamarbër Malltezi përfitoi projekte mjedisore për menaxhimin e plehrave, kur vjehrri i tij ishte kryeministër i Shqipërisë.

15:34
“Do të zhdukim djalin dhe pastaj ty”/ Kërcënohet prokurori i dorëhequr, mesazhet kërcënuese: Kujtove se do ishe gjithë jetën prokuror?

Janë disa qindra prokurorë dhe gjykatësit e shkarkuar nga vetting. Shumë prej tyre kanë nisur një tjetër profesion ndërkohë që gazetarja Anila Hoxha raportoi për historinë e një prokurori të dorëhequr i cili ka kërkuar ndihmë për shkak të kërcënimeve që i janë bërë.

15:30
Gabimi me bombolat e oksigjenit/ Mjekët: Kurimi nuk duhet të bëhet në shtëpi, por në spital

Përherë e më shume po vihet re një tendencë te pacientët e prekur me Sars Cov 2 për të marrë antibiotikë e madje bombola oksigjeni, pa miratimin e mjekut të familjes.

15:25
600 policë janë me Covid/ Zëvendësohen nga kolegët me orë shtesë

Që pas shpalljes së pandemisë në muajin mars, policia shqiptare kaloi në shërbim të përforcuar, më së shumti duke kontrolluar zbatimin e rregullave antiCovid, siç është së fundmi mbajta e maskës, apo edhe kontrolle në lokale për muzikë pas orës 8 të mbrëmjes.

15:23
Vincent Reffet/ Vdes ‘njeriu fluturues’ i Dubait në aksidentin gjatë stërvitjes (video)

Një nga njerëzit më të famshëm të lartësive të Dubait, i cili ka fluturuar mbi grataçelat e përkrah avionëve, me krahët dhe motorët shtytës në shpinë, ka vdekur dje gjatë stërvitjes së lartësive në shkretëtirat e mbretërisë arabe, njoftoi organizata e tij.

15:19
Jemi pranë pikut të valës së dytë/ Në çdo 100 mijë banorë, 254 persona janë të infektuar

Shqipëria është në një situatë kritike përsa i përket përhapjes së Covid-19.

15:10
Basha ishte në Kukës në prill të 1999-ës/ Gazetari Bashkim Shala: Bashkëpunuam në mbledhjen e provave të krimeve të luftës

Milaim Bellanica, njeriu kyç, i cili filmoi masakrën e Krushës së Madhe, në prillin e vitit 1999 është filmuar nga kamerat e agjencisë amerikane Associated Press, duke tentuar të hyjë në ambientet e prokurorisë së Kukësit. Por kë donte të takonte Milaim Bellanica brenda kësaj prokurorie?

15:04
Kosovë/ Brenda 24 orëve, 11 të vdekur dhe 720 raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, në Kosovë janë testuar gjithsej 1.599 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 720 raste pozitive.

15:00
Aksident në rrugën Librazhd-Prrenjas/ Maunja bie nga lartësia, shoferi në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Librazhd-Prrenjas.

14:58
Mevlani tregon se përse përzgjodhi Shqipen në këngën e tij të re

Mevlan Shaba, pjesë e emisionit më të shikuar në Shqipëri, “Përputhen” ka publikuar këngën e tij më të re.

14:52
Avokati i Kadri Veselit: E vetmja ‘ndërmarrje kriminale e përbashkët’ ishte regjimi jugosllav

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka thënë se ish-krerët e UÇK-së që sot akuzohen për “ndërmarrje kriminale të përbashkët”, në kohën e luftës ishin bujq e vullnetarë që u organizuan kundër kasaphanës së ish-Jugosllavisë mbi shqiptarët.

14:46
Rama-Manastirliu në pediatrinë e re në Durrës: Investim i standarteve europiane

Kryeministri Edi Rama me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë inaguruar pediatrinë e re të spitalit rajonal Durrës, një investim i qeverisë shqiptare që siguron standarde europiane në spitalin e fëmijëve të këtij qyteti.

14:46
Jonida Vokshi i bashkohet nismës për mbjelljen e pemëve: Investim për shëndetin!

Jonida Vokshi, aktorja dhe moderatorja e dashur për publikun mbolli në Parkun e Liqenit të Tiranës një pemë për 5 mujorin e vajzës së saj, Emit.

14:31
Drogë brenda kovës me djathë/ 4 të arrestuar në Shkodër

Katër persona ranë në pranga në Shkodër, pas një operacioni policor ku u goditën dy raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

14:25
Kërkohet ndarja e të akuzuarve/ Avokati i Thaçit: Nuk pranojmë burgosjen! Do kërkojmë lirim me kusht!

Ndërkohë që ka rinisur seanca në Hagë, avokati i Hashim Thaçit, Hopper ka deklaruar se do të kërkojë lirimin me kusht të klientit të tij.

14:22
Humb kontrollin dhe përplaset me një karrocë/ Divjakë, 55-vjeçari dërgohet në spital

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, rreth orës 14:00, në qytetin e Divjakës.

14:19
Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Metës, zëdhënësi i presidentit: Nën presionin politik, humbi dhe grimcat e fundit të profesionalizmit

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar pasi Komisioni i Ligjeve rrëzoi dekretin e Metës.

14:17
“Rrëshqet situata”/ Turqia ashpërson masat antiCovid

Duke nisur nga dita e premten, në Turqi hyjnë në fuqi masa të reja më të ashpra kundër pandemisë së COVID-19.

14:12
Kroacia me rekord të ri COVID-19: 3251 raste të reja dhe 38 të vdekur

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 3251 raste të reja me infeksion të virusit SARS-CoV-2 dhe numri i rasteve aktive në Kroaci sot është gjithsej 16,891.

14:05
“Më ke dhunuar shtatzënë”, nëna ikën nga shtëpia, babai braktis dy vajzat në jetimore, bashkëshortët përballen live

Një ngjarje e rëndë e ndodhur në Korçë është sjellë në vëmendje ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

14:03
Bombolat e oksigjenit, hetimet për shitjen e tyre online

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për të kontrolluar pikat e tregtimit të bombolave të oksigjenit online.

14:01
Inter në garë për Haaland/ Zikaltërit, dy yje për sulmuesin

Interi futet në garë për Erling Haaland duke qenë gati të sakrifikojë dy nga yjet e ekipit për norvegjezin.

14:01
Shkëlqen Ferran Torres/ 6-0, Spanja turpëron Gjermaninë

Spanja turpëron Gjermaninë duke I shkaktuar një humbje poshtëruese 6-0. Me këtë fitore tenistike Spanja kualifikohet në Final Four të Nations League.

13:58
Nations League, Franca e Portugalia nuk falin

Franca e ka siguruar më herët një vend për në Final Four të Nations League, por edhe në ndeshjen e fundit nuk kanë toleruar.

13:54
Ky është rekordi i ri i Mohamed Salah-it

Ylli i Liverpool-it, Mohamed Salah pa dyshim që është një ndër sulmuesit më të mirë në Premier Ligë dhe në botën e futbollit, ku që nga transferimi i tij nga Roma te skuadra angleze në vitin 2017, ka arritur ta dëshmojë veten si lojtar kyç në skuadrën e Jurgen Klopp-it.

13:53
Mijëra gjermanë protestojnë kundër planeve për masa ndaj pandemisë

Disa mijëra njerëz u mblodhën të mërkurën në Berlin për të protestuar kundër planeve të kancelares, Angela Merkel, që të fitojë më shumë kompetenca për të zbatuar kufizimet që synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit.

13:37
Masat e reja të pandemisë, Kuvendi anulon seancën e nesërme parlamentare

Seanca plenare e Kuvendit që ishte planifikuar të mbahej ditën e nesërme nuk do të mbahet për shkak të masave të reja për të parandaluar pandeminë e COVID-19.

13:35
Pfizer përfundon testimin e vaksinës, 95% efektive kundër COVID-19

Një analizë përfundimtare e fazës së tretë të vaksinës ndaj koronavirusit nga kompania Pfizer tregon se ajo ishte 95% efektive në parandalimin e infeksionit, madje edhe tek të moshuarit.

13:22
​Katër arsye përse keni dhimbje koke

Shkaqet e dhimbjeve të kokës shpesh nuk janë sëmundje serioze dhe kronike, siç mendohet përgjithësisht, por faktorë të jashtëm të mjedisit të papritur.

13:19
“10 mijë prova që do i nxjerrin gradualisht”/ Avokatët e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Nxirrini sa më shpejt!

Prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar tha se kanë qindra dëshmitarë dhe mijëra prova kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

13:13
“Po hante pula kur ne ishim pa ngrënë”, nëna tregon arsyen se përse braktisi dy vajzat

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” është rikthyer historia e një familje nga Korça, ku babai ka lënë dy vajzat e tij në jetimore , pas braktisjes edhe nga bashkëshortja.

12:59
6.114 raste të reja me COVID-19 në Zvicër

Në 24 orët e fundit në Zvicër, prania e virusit korona është konfirmuar në 6,114 persona të tjerë, sipas pjesës zyrtare të botuar sot nga autoritetet zvicerane.

12:58
​Në Etiopi shpërthen lufta, qindra të vdekur – ja për çfarë bëhet fjalë

Forcat etiopiane vazhduan të përparonin drejt kryeqytetit të rajonit rebel të Tigray-t duke injoruar thirrjet ndërkombëtare për negociata dhe duke mohuar që ndonjë grup etnik po i synonte.

12:50
Zhvillimet në Hagë/ Prokuroria Speciale: Kërkojmë masa mbrojtëse për disa dëshmitarë e viktima

Konferenca mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit është në zhvillim.
Avokatja e Prokurorisë Speciale tha se janë 1842 zëra në materialin që mbështet aktakuzën kundër tyre.

12:49
Ermonela Jaho ambasadore e Shqipërisë në luftën kundër dhunës e shfrytëzimit seksual të fëmijëve

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho do të jetë në krah të CRCA/ECPAT Shqipëri, për të luftuar kundër dhunës e shfrytëzimit seksual të fëmijëve.

12:40
Kundër planeve të masave anti-covid, protesta në Berlin

Mijëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në Berlin për të protestuar kundër planeve të masave anti-covid të kancelares, Angela Merkel.

12:30
Me plis e kostum kombëtar, Rita Ora sjell momentet e ditëlindjes së vëllait (Fotot)

Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka publikuar së fundmi disa foto nga fëmijëria. Në ditëlindjen e vëllai të saj ajo ka sjellë momente kur ishte rreth 10 vjeç, ku shfaqet shumë e lumtur.

12:29
“Duhet të luani një rol më të rëndësishëm në mbështetje të reformave strategjike”/ Meta pret ambasadorin e ri të OSBE-së

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco.

12:23
30 vjetori i Xhamisë së plumbit/ Kujtohet në Shkodër rikthimi i lirisë së besimi

30 vite më parë, u rihap në Shkodër xhamia e Plumbit duke nisur kështu një rrugëtim të ri në besimin në Zot për gjithë besimtaret mysliman në Shqipëri.

12:22
Rekord i zi/ Për herë të parë në Austri, mbi 100 viktima nga COVID-19

Një tjetër “rekord i zi” po vendoset në Austri sot, pasi më shumë se 100 njerëz ndërruan jetë nga koronavirusi për herë të parë në një ditë.

12:16
“Mbrojtja është e njohur me çështjen, nuk është befasi për ta”, Avokati i Veselit dhe Thaçit kundër: Absurde!

Prokurorja e Speciales në seancën për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK-së, ka thënë se procesi i hetimeve është në vazhdim e sipër.

12:12
Vazhdon sot Liga e Kombeve në Grupet A, B dhe C

Do të vazhdojë sot Liga e Kombeve sa i përket grupeve A,B dhe C, me disa ndeshje interesante në kuadër të programit të sotëm..

12:08
Tebas: La Liga është e përgatitur për largimin e mundshëm të Messit

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka thënë se largimi i mundshëm i Lionel Messit nga Barcelona nuk do të kishte ndikim negativ në kampionat.

12:04
Shqipëri-Bjellorusi, analizë dhe formacionet e mundshme

Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë në një ndeshje vendimtare në kuadër të UEFA Liga e Kombeve, me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Fituesi i kësaj përballje do të kalojë në Ligën B.

11:58
Fotot më brilante të dasmave gjatë dekadës

Dasma është momenti më i bukur për një çift.

11:54
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë/ Mbrojtja: Gjykimi të bëhet në vitin 2022

Në konferencën statutore në Hagë, avokatët mbrojtës të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, kanë kërkuar që gjykimi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të mos nisë përpara verës së vitit 2022.

11:43
Armë, karikatorë dhe municion luftarak/ Policia i kontrollon mjetin, arrestohet 33-vjeçari në Durrës

Një person ka rënë në pranga në Durrës pasi iu gjetën 1 armë zjarri automatik, 2 kallëpe tritoli, 6 karikatorë dhe municion luftarak, që i shiste kundrejt fitimit.

11:39
Tiranë/ Kapen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar, detajet

Nga Seksioni i Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në rrugën “Jordan Misja”, Tiranë, u kap shtetasi në kërkim A. S., 26 vjeç, për të cilin Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhrin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar me 1 muaj burgim për veprën penale “Largimi nga vendi i aksidentit”.

11:34
Covid-19/ Ambasada gjermane mbyll zyrën e vizave në Tiranë, mesazh për qytetarët

Ambasada Gjermane në Tiranë me një njoftim në rrjetet sociale bën me dije se nga dita e sotme është mbyllur Zyra e Vizave dhe Pasaportave, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e covid-19.

11:32
Fotot/ Lot, frikë, gëzim,…fotografi sjell momentet emocionuese gjatë lindjes së fëmijëve

Të sjellësh në jetë një krijesë të re mund të jetë gjëja më e mrekullueshme në botë.

11:27
Identifikimi i votuesve/ 6 kompani në garë për tenderin

Thirrjes së KQZ për të përllogaritur koston e pajisjeve të identifikimit biometrik të zgjedhësve për zgjedhjet e 25 prillit i janë përgjigjur deri më tani 6 kompani.

11:24
Burrat që rrahin gratë/ Jashtë banesës, ligji hyn në fuqi

Data 18 nëntor shënon hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore për dhunën e ushtruar nga burrat ndaj grave, apo pjesëtarëve të tjerë të familjes.

11:21
Covid-i dhe administrata/ Urdhër i ri nga DAP-i për nëpunësit

Të martën e kësaj jave, Departamenti i Administratës Publike miratoi urdhrin që specifikonte rregullat standarde të punës të harmonizuara gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19, ku ndër të tjera jep edhe mënyrën se si do organizohet puna në distancë dhe në zyrë nga administrata.

11:16
Mbi 39 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i të shëruarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 39 milionë.

11:13
Evropë, rëndohet situata/ Zvicra s’ka vend në terapinë intensive

Në disa pjesë të Evropës, situata e pandemisë është rënduar.

11:04
Zhytësja turke vendos rekord botëror në Meksikë

Uruk, 32-vjeçare, ishte në Gadishullin Yucatan për t’u zhytur kur përmbushi qëllimin e saj të parë duke thyer rekordin botëror në kategorinë e Peshave Variable të grave.

10:56
Merr `Ok` testi i shpejtë, rezultati në shtëpi për 30 minuta

Federata amerikane e ilaçeve dhe ushqimit i dha dritën jeshile testit të parë të shpejtë të koronavirusit që mund të kryhet në shtëpi.

10:53
126 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 16 në gjendje më të rëndë

126 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.

10:51
Autori i vrasjes së Ahmet Toskës lihet në burg: S’ka prova që e vrava unë, u ngrita nga gjumi në 08:00, ai u vra në 06:00

Arrest me burg është masa që gjykata e Fierit ka marrë për autorin e dyshuar Fatmir Hoxhaj të vrasjes së Ahmet Toskës, ndodhur më 26 Tetor.

10:44
Çudit Hollywood! Agjenti 007 një grua (Fotot)

Hollywood na ka çuditur kësaj radhe, sepse personazhi kryesor i “No Time To Die”, filmi i 25-të i agjentit të famshëm 007, i frymëzuar nga romanet e shkrimtarit Ian Fleming, do të interpretohet nga një grua.

10:40
24 orët e fundit! Fotot më pikante nga bota

Agjensia e lajmeve Reuters, ka ndarë foto nga momentet më pikante nga e gjithë bota në 24 orët e fundit.

10:37
Emrat/ OFL ‘u shkon në shtëpi’ dy trafikantëve të drogës

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë dy trafikantëve të drogës ditën e sotme.

10:31
Cazorla: Xavi do të jetë trajner i Barcelonës në të ardhmen

Santi Cazorla beson se Xavi Hernandez do të bëhet një ditë trajner i Barcelonës duke iu bashkangjitur kështu zërave që Xavi të marrë në drejtim skuadrën nga “Camp Nou”.

10:28
Rritje rekord të rasteve me COVID-19 në Japoni

Numri i të prekurve me COVID-19 në Tokio gjatë 24 orëve të fundit ka arritur një rekord prej 493, numri më i lartë që nga 1 gushti.

10:24
Turqia vendos masa të reja kufizimi kundër pandemisë

Turqia njoftoi se duke filluar nga dita e premte do të hyjnë në fuqi masat e reja kundër pandemisë së COVID-19.

10:18
Situata në Kosovë/ 11 mijë e 768 raste aktive me COVID-19

Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me COVID-19 në Kosovë, numri i të infektuarve deri më tani ka shkuar në 30 mijë e 495. Ndërkaq shkak i infektimit me koronavirus deri më tani kanë vdekur 849 persona.

10:08
Shkrimtari që refuzoi paratë e çmimit Nobel

Shkrimtari George Bernard Shaw më 18 nëntor të vitit 1926, refuzoi të pranojë paratë për Çmimin Nobel që kishte fituar.

10:06
Pfizer: Shumë pranë kërkesës për autorizimin e vaksinës antiCOVID-19

Drejtori ekzekutiv i grupit farmaceutik amerikan “Pfizer”, Albert Bourla konfirmoi sot se kërkesa për autorizimin e marketingut të vaksinës antiCOVID-19 do të paraqitet shumë shpejt në SHBA dhe, nëse gjithçka shkon mirë, mund të lejojë vaksinat e para në dhjetor.

09:56
Fotot/ Nga protesta e mantelbardhëve e deri tek një shitës balonash në Pakistan…pamjet më epike të javës

E gjithë java është e mbushur me ngjarje ngamë të ndryshmet që nga protestat për masat anti-covid të vendosura e deri tek ndryshimet rrënjësore që kanë ndodhur në këto pak muaj.

09:51
“Plani i Marrëveshjes së Shekullit do të largohet nga Shtëpia e Bardhë bashkë me Trumpin”

Kryeministri palestinez, Mohammed Shtayyeh theksoi se i ashtuquajturi plani i paqes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), e njohur si “Marrëveshja e Shekullit”, do të largohet nga Shtëpia e Bardhë bashkë me presidentin amerikan Donald Trump.

09:47
Emri/ I dënuar në Itali me 8 vite e 5 muaj burg, kapet 36-vjeçari shqiptar

Një 36-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ka rënë në pranga ditën e sotme, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

09:44
E para që zbuloi koronavirusin, virologia kineze thotë se pandemi të tilla do të ketë edhe në të ardhmen

Shi Zhengli virologe e njohur botërore, shkencëtare e cila izoloi kodin gjenetik të coronavirusit, është e njohur si “gruaja lakuriqe” për shkak se prej vitesh ka studiuar lakuriqet tek të cilët ishte formuar coronavirusi.

09:35
Kosova planifikon të sigurojë 1.2 milionë vaksina kundër COVID-19, do t’u jepen falas qytetarëve

Është bërë një vit që kur në botë është shfaqur rasti i parë me virusin SARS CoV-2 pozitiv, e që në fillim ishte një infeksion misterioz e pastaj u bë e ditur që kemi të bëjmë me koronavirus.

09:28
Nisja e bisedimeve me Tiranën e Shkupin, s’ka konsensus mes vendeve të BE-së

Përfaqësuesit e vendeve të Bashkimit Europian nuk arritën sërish të gjejnë të martën konsensus mes tyre për kornizën e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, gjë e cila do t’i hapte rrugën Konferencës së parë Ndërqeveritare mes dy vendeve dhe BE-së, që shënon dhe fillimin zyrtar të bisedimeve për anëtarësim.

09:27
Video/ Cila është kënga më e kërkuar e të gjitha kohërave në Shazam

Kur ne na pëlqen një këngë dhe duam t’i gjejmë titullin, në moment na shkon në mendje aplikacioni Shazam.

09:24
Izraeli sulmon forcat siriane dhe iraniane në Siri

Izraeli tha se ka nisur sulme ajrore kundër një numri të objektivave në Siri, kundër ushtrisë siriane dhe Forcës Kuds të Iranit.

09:16
Rama tregon historinë frymëzuese të Ilirit, ish-emigrantit shqiptar

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesi e sotëm me historinë e një ish-emigranti shqiptar.

09:14
Regjimi i Asadit pretendon se Izraeli kreu sulm ajror në Damask

Regjimi i Bashar Al-ASadit pretendoi se Izraeli ka kryer sulm ajror në kryeqytetin Damask të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

09:08
Thaçi, Selimi, Krasniqi e Veseli paraqiten sot për herë të dytë para Gjykatës Speciale në Hagë

Prokuroria e Specializuar në Hagë pretendon se ka gati 100.000 prova në mbështetje të aktakuzës së saj kundër ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

09:06
Çelja e negociatave, sprova e kryesisë gjermane të BE

Në prag të ministerialit të BE-së, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i jep çmim kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe bën thirrje për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

09:03
Përdhunoi një grua me probleme mendore, kapet 26-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim për përdhunimin e një gruaje me probleme mendore është kapur ditën e sotme në Durrës.

08:59
Trump shkarkon zyrtarin që kundërshtoi pretendimet e tij për zgjedhjet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shkarkuar nga puna një zyrtar të lartë federal të sigurisë kibernetike, i cili tha se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin të sigurta, dhe i cili hodhi poshtë pretendimet e presidentit për mashtrim masiv.

08:48
Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet në flagrancë pronari i lokalit

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. L., 46 vjeç, banues në Poliçan, pasi është kapur në ambientet e lokalit të tij duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit.

08:28
Kramp-Karrenbauer: Pa SHBA nuk bëhet

Nën Presidentin e SHBA Trump shpesh kishte tensione në marrëdhëniet gjermano-amerikane. Megjithatë, aleanca me SHBA është aq e rëndësishme sa kurrë më parë, theksoi Ministrja i Mbrojtjes Kramp-Karrenbauer në një fjalim.

08:25
Bullgaria nuk lëshon pe për hapjen e negociatave BE-Shkup

Bullgaria bllokon hapjen e negociatave mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut për shkak të një grindjeje lidhur me interpretimin historik.

08:15
Austria sërish në karantinë

Qeveria austriake shpalli sërish karantinën. Jeta publike është reduktuar në minimumin e domosdoshëm.

08:00
Fotot/ Vlorë, digjet automjeti i 23-vjeçares

Një automjet është djegur në Vlorë në orët e para të mesnatës. Policia bën me dije se automjeti tip Audi është djegur në në lagjen “24 Maji” në Vlorë.

07:47
“Besa, pra, mund të ketë shumë në këtë botë, atdheu është vetëm një”- Rama poston shprehjen e Çajupit

Kryeministri Edi Rama ka postuar në profilin e tij në Facebook një shprehje të Andon Zako Çajupit.

07:26
Ulen sërish temperaturat, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por nuk përjashtohet mundësia për reshje lokale.

06:59
Sëmundjet e veshkave/ Ushqimet me kalium që duhen shmangur patjetër

Njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave, duhet të tregohen dorështrënguar me konsumin e kaliumit. Sipas të dhënave, veshkat e kanë të pamundur të përpunojnë këtë mineral siç duhet. Një gjë e tillë shkakton akumulimin e tepërt të tij në gjak.

06:37
Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë/ Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën e lirë që të zgjasë edhe gjatë natës duke shkaktuar trazira të tjera në organizëm.

06:30
6 këshilla praktike nga mjekët kundër mbipeshës dhe obezitetit

Obezitet është një sëmundje kronike që ,mund të shkaktojë shumë dëme në organizëm. Organizata Botërore e Shëndetësisë e cilëson atë si një nga shkaqet kryesore të shfaqjes së shumë sëmundjeve vdekjeprurëse si:

06:06
Sulm kamikaz në një restorant, 5 të vdekur dhe 19 të plagosur

Një sulm kamikaz ka ndodhur në një restorant të kryeqytetin somalez, Mogadishu duke vrarë 5 persona dhe plagosur 19 të tjerë. Mes viktimave janë edhe dy policë.

05:55
Turqia dërgon paqeruajtës në Azerbajxhan

Parlamenti turk ka miratuar një rezolutë më të cilën autorizohet dërgimi i një force ushtarake për të monitoruar marrëveshjen e paqes ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, të ndërmjetësuar nga Rusia.

05:39
SHBA redukton prezencën ushtarake në Irak dhe Afganistan

SHBA-ja do të reduktojë për 2,500, numrin e trupave të saj në Afganistan dhe Irak, ka konfirmuar Departamenti i Mbrojtjes. Presidenti Donald Trump kishte paralajmëruar më parë se do të shkurtonte prezencën ushtarake amerikane në të dyja vendet.