E hënë, 07 Shtator 2020
12:14
Protestë në Podgoricë kundër simboleve serbe!

Mijëra vetë u mblodhën në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë duke valëvitur flamuj kombëtar në shenjë proteste kundër përdorimit të simboleve kombëtare të Serbisë nga partitë e opozitës që fituan zgjedhjet javën e shkuar.

12:09
Kundër Lukashenkos! Qindra e mijëra vetë në rrugë

Turma të stërmëdha bjellorusësh mbushën rrugët e kryeqytetit Minsk duke kërkuar dorëheqjen e Aleksander Lukashenkos duke sfiduar kështu kërcënimin për arrestim dhe një dislokim masiv forcash të sigurisë.

12:05
“Rikthehet” Brexit-i/ Johnson, 38 ditë kohë për BE-në

Kryeministri britanik Boris Johnson do t’i japë Bashkimit Evropian 38 ditë kohë për të arritur një marrëveshje për pasBrexit-in, pa të cilën Britania e Madhe do të vazhdojë të ndjekë rrugën e saj, siç është shprehur ai.

12:02
KQZ e re! Top Channel zbulon 2 emrat e aplikantëve të parë

Kryetari i kuvendit Gramoz Ruci i ka dërguar një shkresë të gjitha partive politike ku u kërkon të dërgojnë përfaqësues për komisionin e posaçëm parlamentar që do të shqyrtojë dhe përzgjedhë anëtarët e KQZ-s së re.

12:00
MIE-së për gjyqin e humbur me kompaninë greke për rrugën Tiranë-Elbasan: Kontrata u lidh nga PD dhe u ndryshua nga LSI

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar nëpërmjet një deklaratë për shtyp për akuzat e hedhura nga opozita jashtë parlamentare në 24 orët e fundit në lidhje me humbjen e gjyqit me kompaninë greke “ Aktor” në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar, ku Shqipëria u dënua që ta dëmshpërblejë këtë kompani me 40 milionë euro.

11:58
Turqia shpalos forcën! Stërvitje në Qipron e Veriut

Forcat e armatosura turke nisën stërvitjen e përvitshme në Qipron veriore, një entitet ky i njohur vetëm nga Ankaraja, ndërkohë që tensionet me Greqinë, në Mesdheun lindor janë në kulm.

11:58
Manchester City konfirmon se dy yjet e skuadrës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19

Manchester City është prekur nga pandemia coronavirus. Gjiganti anglez ka njoftuar se dy lojtarët e ekipit të parë, Riyad Mahrez dhe Aymeric Laporte kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

11:58
Borrell: Dialogu në Bruksel, përballje me të gjitha çështjet e hapura

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka paralajmëruar se sot (7 shtator) në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, do të hapen dy çështje që ai i ka quajtur “të ndjeshme” por “shumë të rëndësishme, më saktësisht çështjet e kërkesave pronësore e financiare si dhe aranzhimet për komunitetet joshumicë në Kosovë”.

11:55
Thaçi: Njohja nga Izraeli nuk do ta cenojë partneritetin strategjik, miqësor e vëllazëror me Turqinë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në një konferencë për media ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë, teksa ka falënderuar administratën e presidentit Trump për përpjekjet e vazhdueshme për finalizimin e kësaj marrëveshje historike.

11:53
Çfarë ndodhi? Vaksina e Putinit refuzohet nga punonjësit kyçë

Vladimir Putin njoftoi miratimin e vaksinës ruse të koronavirusit më 11 gusht, me shumë pompozitet duke thënë se ajo ishte efikase dhe krijonte imunitet stabël.

11:47
STUDIMI/ Pasojat e koronavirusit zgjasin deri në tre muaj pas shërimit

Problemet e shumicës së pacientëve të prekur nga koronavirusi përmirësohen brenda gjashtë javësh, por studiuesit zbuluan se disa luftuan me probleme të frymëmarrjes dhe kollitje për shumë më gjatë.

11:39
Maliq/ Arrestohet grabitësi i dyqanit, tenton të largohet nga komisariati

Ka rënë në pranga shtetasi S.L i cili dyshohet së ka vjedhur dyqanin e një personi në Sheqeras të Maliqit para pak ditësh.

11:37
Covid-19 në burgun e Drenovës/ 8 të burgosur dalin pozitivë

Në Burgun e Drenovës janë identifikuar 8 persona të prekur me Covid-19.

11:34
Thaçi: Të gjithë e panë! Nuk kishte thika, harta e ndarje në Shtëpinë e Bardhë. Vijojmë dialogun deri në njohjen nga Serbia

Presidenti i Kosovës , Hashim Thaçi në një konferencë për mediat tha se marrëveshja e Kosovës me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë ishte një hap shumë i madh përpara në procesin e dialogut me Serbinë.

11:27
Foto/ Pamjet që bënë menjëherë xhiron në rrjet, Eros i dhuron puthjet më të ëmbla Oriolës

Aktualisht dyshja më e komentuar në showbiz-in shqiptar janë Oriola Marashi dhe Eros Grezda. Ata tani dalin hapur para publikut dhe në asnjë moment nuk ngurrojnë që të tregojnë dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.

11:26
“Do rritet transmetimi i virusit”/ Rama: Opsioni i mbylljes së shkollave ishte opsion më i keq

Në një bashkëbisedim me një grup mësuesish, të cilët në këtë kohë pandemie po e ushtrojnë profesionin e tyre online si dhe në televizion, kryeministri Edi Rama deklaroi ndër të tjera se hapja e shkollave pritet të sjellë rritje të konsiderueshme të mundësisë së transmetimit të Covid-19, teksa shpjegoi nga ana tjetër përse opsioni i mbylljes së shkollave ishte opsion më i keq.

11:23
Hoti dhe Vuçiç në Bruksel: Dokumentet e nënshkruara në Washington, të dobishme për marrëveshjen gjithëpërfshirëse

Në Bruksel zhvillohet kete te hene takimi në nivelin e lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

11:08
Zbulimet e dokumentarit: Bin Laden mund të ketë fshehur mesazhe të koduara në videot porno për të komunikuar me anëtarët e Al-Qaedas para se të vritej

Osama bin Laden mund të ketë komunikuar në mënyrë sekrete me bashkëpunëtorët e tij me mesazhe të fshehura në video porno, zbulon një seri dokumentarësh kushtuar tij.

11:07
Tensioni me Greqinë në Mesdhe/ Erdogan pret kryeministrin e Libisë

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, në takimin Erdogan-Sarraj u diskutuan zhvillimet në Libi, marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

11:03
Homazh për Aleks Budën, Rama: Ishte një nga dy mushkëritë që oksigjenuan shkollën shqipe!

Në rubrikën virtuale “Të paharrueshëm”, kryeministri Edi Rama kujtoi ditën e sotme në Facebook, intelektualin shqiptar, Aleks Buda.

11:03
Albin Kurti përkujton 7 shtatorin: Përpjekje për liri që u kurorëzua me luftën e UÇK-së

7 Shtatorin e vitit 1990, kur delegatët e Kuvendit të Kosovës, në Kaçanik miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe shpallën Republikën e Kosovës si shtet demokratik të kombit shqiptar, e ka kujtuar edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

11:01
Olta Gixhari ndan foton e ëmbël me të birin, zbulon dhuratën speciale për të

Pak ditë më parë, Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë. Lajmin e bëri me dije vetë aktorja përmes një postimi në rrjete sociale, ku dhe zbuloi emrin e vogëlushit, Amar. Ndërsa bëri një dedikim të ëmbël për ardhjen në jetë të vogëlushit, Gixhari zbuloi edhe një detaj interesant.

10:56
Turqia stërvitje ushtarake ne Qipron turke, “Stuhia e Mesdheut-2020”

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) ka njoftuar vazhdimin me sukses të stërvitjes “Stuhia e Mesdheut, Kapiteni Dëshmor Cengiz Topel”.

10:55
FOTO/Syri i nxirë dhe fytyra plagë, çfarë i ka ndodhur Rihannës

Këngëtarja e njohur, Rihanna është fotografuar jashtë një restoranti në Los Angeles me syrin e nxirë dhe fytyrën e mavijosur.

10:54
Nga dhuna ndaj bashkëshortes te kanabisi, prangosen 3 persona në Vlorë

Tre persona kanë rënë në pranga në Vlorë për vepra të ndryshme penale.

10:51
Tepelenë/ Digjet automjeti i një shtetasi italian, detajet e para

Një makinë është djegur mëngjesin e sotëm në qytetin e Tepelenës. Automjeti tip “ Volsvagen” në pronësi të një shtetasi italian ka marrë flakë rreth orës 02:00.

10:49
Turqia reagon ndaj Francës për “librin e PKK-së”

Deklaratë nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hami Aksoy në përgjigje të një pyetje rreth ideologjisë separatiste të PKK-YPG, që është përfshirë në librin e histori-gjeografisë për vitin e fundit të gjimnazit në Francë.

10:46
Deputeti i PDK-së Ferat Shala, ftohet nga Specialja

Gjykata Speciale ka vazhduar që t’i ftojë ish-luftëtarët e UÇK-së, për t’u intervistuar.

10:44
Çaste tmerri/ Merr flakë motori i aeroplanit, piloti bën ulje emergjente në Honolulu (VIDEO)

Fill pasi motori i aeroplanit u përfshi nga flakët, aeroplani i aviokompanisë Atlas Air u detyrua të bënte ulje emergjente teksa po fluturonte mbi Honolulu.

10:43
Ruçi letër grupeve parlamentare për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ, 9 shtatori afati i fundit

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi u ka dërguar një letër të gjithë grupeve parlamentare për ngritjen e Komisionit për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ.

10:41
I dhuroi i ati uiski në çdo ditëlindje, djali i shet për të blerë shtëpi

Në çdo ditëlindje, babai i kishte blerë djalit të vetë nga një shishe uiski të vjetër për 10 vite me radhë, të cilat tani ai po kërkon t’i shesë dhe me ato para të blejë një shtëpi.

10:39
Qeveria holandeze investon 20 bilion euro për rritjen e ekonomisë

Qeveria holandeze deklaroi këtë të hënë se do të investojë 20 bilion euro në 5 vitet e ardhshme për forcimin e ekonomisë në mënyrë që të shmanget një reçesion i mundshëm në të ardhmen. Sipas qeverisë këto para do të jenë të dedikuara në investimet për edukim, infrastrukturë dhe në kërkime për projekte zhvillimi.

10:32
Miliona njerëz të evakuuar! Pas Japonisë, tajfuni Haishen arrin edhe në Korenë e Jugut

Tajfuni Haishen, i cili shkaktoi evakuimin e miliona njerëzve në Japoni, ka përfshirë qytetin bregdetar Ulsan në juglindje të Koresë së Jugut.

10:22
“Kroacia ka arrestuar 1000 politikanë të korruptuar. Po Shqipëria”/ Dilaver Nelaj ‘godet’ me pankartën e tij

Dilaver Nelaj, protestuesi që del kundër të gjithëve me shkrime nga më të çuditshmet nëpër duar, spikati edhe sot me një tjetër pankart.

10:19
“Qeveria humbi gjyqin, 44 milionë euro kompanisë greke”/ PD: Shqiptarët duhet të paguajnë faturën për mikun e Ballës dhe Ramës

“Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar ka dënuar shtetin shqiptar pas padisë së kompanisë greke Aktor, e cila kishte fituar tenderin për të kryer punimet në rrugën Tiranë-Elbasan”, deklaron nga radhët e PD-së, Gent Strazimiri.

10:13
Koronavirusi, si është situata në Afrikën e Jugut?

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus (COVID-19) në Afrikën e Jugut ka shkuar në mbi 638 mijë, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.

10:03
Vodhën me dhunë në një shtëpi në Sarandë, shkon në 3 numri i të arrestuarve

Është zbardhur dhe dokumentuar grabitja e ndodhur më 29 gusht 2020, në fshatin Melçan, Finiq duke e çuar në tre numrin e të arrestuarve si autorë të dyshuar të vjedhjes

09:54
“Dhjetor vdekjeprurës”? Ekspertët i druhen një situate të frikshme! Paralajmërimi: Vdekjet do arrijnë…

Instituti i Vlerësimeve dhe Shëndetit (IHME) në Universitetin e Uashingtonit paralajmëron se muaji dhjetor mund të jetë vdekjeprurës, ku çdo ditë mund të regjistrohen 30 mijë viktima nga koronavirusi në hemisferën veriore.

09:51
“Poshtërim dhe e turpshme”/ Ministri gjerman komenton rëndë foton e Vuçiç para Trump

Ministri i Gjermanisë për Europën, Michael Roth, e ka quajtur turpëruese mënyrën se si është trajtuar Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nga Presidenti i SHBA’ve, Donald Trump, duke aluduar për mënyrën se si Trump e ka ulur në një karrige përballë vetes,.

09:43
Alarmohet policia! “Këtu do të derdhet gjak”, shqiptari i rrezikshëm kërcënon drejtorin e burgut grek

Policia greke është alarmuar nga kërcënimet me jetë kundrejt një drejtori burgu nga ana e një grupi të burgosurish, që në krye ka një shtetas shqiptar.

09:40
Librazhd/ Kanosi me kaçavidë përgjegjësin e sektorit në agjensinë e zonave të mbrojtura, pranga 27-vjeçarit

Një 27-vjeçar i cili kanosi me kaçavidë përgjegjësin e sektorit dhe monitorimit në agjensinë e zonave të mbrojtura Elbasan, është vënë në pranga nga policia.

09:33
Irani goditet nga një tërmet 5,1 ballë

Të paktën dhjetë persona janë lënduar në një tërmet me fuqi 5,1 ballë në provincën Golestan në Iranin verior.

09:27
Hodhi shtëpinë në erë për një mizë! Çfarë ndodhi në lagjen e një qyteti francez

Të djegësh shtëpinë për një mizë; kjo ngjarje e pazakontë ndodhi në Francë ku një burrë shkatërroi gjysmën e shtëpisë.

09:19
Video/ Numri 1 në botë Djokovic përjashtohet nga US Open, goditi padashje gjyqtaren

Novak Djokovic ka kërkuar falje për goditjen e një gjyqtare në US Open.

09:13
India kalon Brazilin dhe renditet e dyta në botë për numrin e rasteve me koronavirus

India regjistroi mbi 90,000 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, të cilat e ngritën totalin e tyre në mbi 4.2 milionë.

09:02
Tërmet i fuqishëm në Paqësor, magnituda 6.6

Një tërmet me magnitudë 6.6 goditi të hënën vendin ishullor të Paqësorit, Vanuatu, tha Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

08:49
Grupi shkodran “Pranvera 72”, publikohet kënga në anglisht e 48 viteve më parë (video)

Shkodra, një fidanishte e pashterrshme e talenteve të artit e muzikës në Shkodër.

08:45
Partneri kontrollon vazhdimisht telefonin tuaj? Ai mund të ketë këto probleme…

Ndërsa nuk kishte lidhje telefonike, çiftet ishin më të sigurta, thonë shumë njerëz në të gjithë botën.

08:39
“Në zemër të Alpeve shqiptare. Për të mos u humbur”/ Soreca ndryshe, sportiv dhe me flamurin kuqezi

Ambsadori i BE-së, Luigi Soreca ka ngjitur majën e Vajushës në alpet shqiptare.

08:25
​Kuvendi i Shqipërisë nis sot seancat plenare, sfidat e vjeshtës

Këtë të hënë të 7 shtatorit nis sesioni i ri i legjislaturës së re në një seancë që pritet më tepër të jetë thjesht proceduriale.

08:15
​Shqipëria përballë Lituanisë për tri pikët e radhës

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë për herë të parë në stadiumin e ri “Arena” përballë Lituanisë, në ndeshjen e dytë në grupe për Ligën e Kombeve.

08:14
“Për ne s’ka fundjava e festa”/ Mjeku Kalo: Respektoni rregullat, kemi ende udhë për të bërë në përballjen me koronavirusin!

Mjeku Tritan Kalo, siguron qytetarët se ata janë kurdoherë në krye të detyrës për t’iu shërbyer në çdo rast referuar situatës së pandemisë.

08:07
​Në Bruksel mbahet takimi i nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe emisari special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, do të takohen sot me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një takim tjetër të nivelit të lartë të dialogut në Bruksel.

08:05
Parashikimi i motit/ Java nis me mot të kthjellët dhe rritje temperaturash

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm gjatë gjithë ditës.

08:03
Maturantja shqiptare del e para në Universitetin e Athinës, thyen rekord pikësh

Një maturante shqiptare ka dalë e para në Universitetin e Athinës duke marrë rekord pikësh.

E diel, 06 Shtator 2020
22:55
Kuvendi pas pushimeve/ Nis të hënën, ja sfidat e vjeshtës

Këtë të hënë të 7 shtatorit nis sesioni i ri i legjislaturës së re në një seancë që pritet më tepër të jetë thjesht proceduriale.

22:46
Qëndrimi i Francës për Mesdheun Lindor në kundërshtim me tezat e saj

Franca e cila shkoi në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar dhe fitoi çështjen duke mbrojtur se ishujt britanikë në Kanalin e La Manshit nuk mund të jenë si shelf kontinental i territorit kryesor të Britanisë së Madhe, kundërshton veten e saj duke pretenduar të kundërtën në Mesdheun Lindor.

22:41
Soreca poston fotot, me pushime në veri të Shqipërisë: Përvojë e mahnitshme

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, ka zgjedhur veriun e vendit për të kaluar disa ditë pushime.

22:36
Verës po i vjen fundi, por Kejvina Kthella nuk i ndal fotot me bikini

Modelja e njohur Kejvina Kthella shpesh tërheq vëmendjen, kjo falë formave trupore që ka.

22:24
​Kurti takim me bashkatdhetarët në Gjermani

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me diasporën shqiptare në Stuttgart të Gjermanisë, me të cilët ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit, zhvillimin dhe integrimin pa asimilim të shqiptarëve jashtë atdheut.

22:13
Kura 30 ditore me ujin e qepës për shkrirjen e dhjamit dhe yndyrave

Kjo është një kurë e vjetër natyrale, e njohur gjerësisht për të mirat që i sjell gjithë organizmit e në veçanti shkrirjes së dhjamit të tepërt në trup.

22:03
Mal i Zi: Mijëra vetë në tubim për të shprehur përkrahjen për Gjukanoviçin

Mijëra qytetarë u mblodhën në Sheshin e Pavarësisë në qendrën e Podgoricës për tubimin e organizuar nga të ashtuquajtura “Shoqata patriotike malazeze”, të cilët janë të pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve dhe për fitoren e grupimeve proserbe të udhëhequr nga Kisha Ortodokse Serbe , të cilët e kundërshtojnë pavarësinë e Malit të Zi.

21:55
Arsyet përse nuk duhet t’i hidhni fijet e bananeve

Bananet janë ndër frutat më të mira për shëndetin e organizmit.

21:45
​Osmani: Vuçiç ka shkelur marrëveshjen e Uashingtonit

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç se Turqia duhet të bëjë presion ndaj Kosovës, në mënyrë që kjo e fundit të mos e hapë ambasadën e saj në Jerusalem, pas vendimit për njohjen e Kosovës nga Izraeli.

21:31
Fitojnë Rusia, Finlanda e Sllovenia!

Rusia triumfon 3-2 në Hungari dhe ngjitet e vetme në krye të grupit 3 të Ligës D në Nations League me pikë të plota.

21:25
​Arrestohen qindra protestues në Hong Kong

Policia ka arrestuar sot 289 protestues në Hong Kong, të cilët po kundërshtojnë shtyrjen për zgjedhjen e këshillit legjislativ të qytetit dhe një ligji të ri të sigurisë kombëtare të prezantuar nga Kina.

21:13
Largimi i pushuesve nga bregdeti krijon radhë kilometrike, fluks makinash në aksin Lezhë-Laç

Largimi i pushuesve, kryesisht i kosovarëve, nga bregdeti, ka sjellë fluks të lartë makinash në disa rrugë.

21:03
Kosova e pëson që në start, Greqia kalon në avantazh me Limnios

Nuk kanë kaluar as pak minuta lojë dhe përfaqësuesja helene ka shënuar në portën e Ujkanit.

20:54
FOTO/ Elegantë e të rafinuar? Do të habiteni se si dukeshin këta të famshëm më parë

Humbja e peshës, rritja e mjekrës, prerja ose lyerja e flokëve ose ndryshimi i tërë veshjes, këto janë vetëm disa nga lëvizjet tipike që bëjmë kur duam të përjetojmë një ndryshim të plotë.

20:41
Tentoi të hidhej nga kati i 12-të në Selanik/ MEPJ: Emigranti ndodhet në Polici, po ndjekim situatën

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik vjen me një reagim pas lajmit se një shtetas shqiptar në Selanik tentoi ti jap fund jetës.

20:33
​Turqia fillon stërvitjet ushtarake me forcat e Qipros Veriore

Ushtria turke filloi stërvitjet vjetore ushtarake sot në Republikën turke të Qipros Veriore, një njësi e njohur vetëm nga Ankaraja, në kontekstin e tensioneve të forta me Greqinë në Mesdheun lindor, raporton AFP.

20:21
​Për shkak të Navalny, Gjermania paralajmëron Rusinë se mund të heqë dorë nga Rrjedha Veriore 2

Sot, Gjermania rriti presionin mbi Rusinë për shkak të helmimit të politikanit rus të opozitës Alexei Navalny dhe paralajmëroi se në mungesë të mbështetjes së Moskës për hetimin e çështjes, ajo mund të rishikojë fatin e tubacionit të gazit gjermano-rus Rrjedha Veriore 2.

20:11
Saga e jetëve legjendë 2/ Nga Aleksandri i Madh te Lenini, libri që Arjan Konomi shkroi në Vuno

Arjan Konomi gjate gjithë kësaj kohe ishte i izoluar ne Vuno. Duke bërë nje punë jashtë asaj që ne jeni mësuar ta shohim, por gjithmonë duke u marrë me shkrimin, meditimin, qetësinë shpirtërore dhe mendore.

20:03
Pasioni për motorin “Ducati”/ 15 persona të profesioneve të ndryshme krijojnë klubin e tyre

Nje grup prej 15 personash me profesione te ndryshme bëhen bashke cdo pasdite ne kete garazh per shkak te dashurisë se tyre te madhe per motorin Ducati. Ata pretendojnë se janë te vetmit qe gezojne nje motor te tille dhe tregojnë dhe kjo dashuri vjen fal zhurmes se tij.

19:59
Ukrainasja shqiptare zbuloi vendin e të parëve dhe nuk u largua më

Nelly ka lindur në Karakurt te Ukrainës, por me origjinë është shqiptare.

19:45
Dasmat, lokalet pezullojnë licencat/ Pronarët e restoranteve që zbatojnë ligjin drejt falimentimit

Pak e nga u fikën të gjitha dritat e shpresës që biznesi të riniste punën normalisht.

19:39
Si do ti sistemojmë fëmijët?/ Prindërit të shqetësuar për turnet në shkolla në prag të nisjes së mësimit

Si do t’i sistemojmë fëmijët tanë, me fillimin e shkollës?

19:34
“Agresiviteti i virusit ka rënë”/ Mjekët: Mos neglizhoni simptomat e para, nëse vini vonë në spital …

Mjekët thonë se agresiviteti i virusit kanë rënë tanimë, por në fakt kemi numër të lartë të jetëve të humbura.

19:30
Fluks makinash në fundjavë/ Policia pezullon 66 patenta dhe arreston 19 shoferë

Edhe kjo fundjavë ka qenë e ngarkuar në akset rrugore pasi vijon kthimi nga zonat bregdetare, në drejtim të Tiranës dhe Morinës, i pushuesve.

19:15
Reja: Cikalleshi ka probleme, ndaj Lituanisë do bëj disa ndryshime!

Edy Reja, trajneri i kombëtares kuqezi në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Lituanisë, paralajmëroi se në skuadër pritet të ketë disa ndryshime për këtë sfidë me përjashtim të repartit mbrojtës. Reja foli për disa tema duke i prekur të gjitha çështjet e aktualitetit kuqezi nga pak.

19:06
Hysaj: Lituania e vështirë, Napoli shtëpia ime e dytë!

Ashtu si para ndeshjes ndaj Bjellorusisë edhe përpara sfidës ndaj Lituanisë Elseid Hysaj doli në konferencë për shtyp sëbashku me trajnerin Reja.

18:56
COVID-19, parashikimi agresiv: 410 mijë të vdekur deri më një janar

Më shumë se 410 mijë amerikanë mund të vdesin nga COVID-19 deri më 1 janar të vitit 2021, sipas modelit të fundit të zhvilluar nga Instituti i universitetit të Uashingtonit mbi Metrikën dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME), një institut kërkimor që punon në fushën e statistikave globale të shëndetit dhe vlerëson ndikimin e tyre.

18:47
Rritet çmimi i arit gjatë pandemisë së koronavirusit

Çmimi i arit është rritur gjatë pandemisë, duke thyer rekorde me mbi 2000 dollarë për 28 gramë në Shtetet e Bashkuara. Në Britaninë e Madhe, tregtarët e shufrave të arit thonë se ata kanë bërë më shumë biznes gjatë kësaj periudhe sesa në një vit të tërë, pasi njerëzit kanë kthyer vëmendjen tek ari për siguri në një kohë krize.

18:40
Rusi, 61 viktima dhe mbi 5.000 raste të reja me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.025.505 ndërsa bilanci i viktimave në 17.820.

18:30
Vjen vendimi i Komitetit Shkencor, kampionati italian pa tifozë deri në fund të shtatorit

Ishte folur shumë për rihapjen e dyerve të stadiumeve në disa prej impianteve në Itali, veçanërisht në atë të Juventusit, pasi bardhezinjtë kishin marrë edhe miratimin e drejtuesit të rajonit të Piemontes, por Komiteti Shkencor në Itali nuk e ka ndezur ende dritën jeshile.

18:21
Naomi Campbell paditet nga ish i dashuri, miliarder rus. Ja si e zhvati supermodelja (FOTO)

Naomi Campbell është paditur nga ish i dashuri i saj, i cili ka ngritur një proces gjyqësor shumë milionësh, duke pretenduar se ajo i detyrohet atij shumë.

18:11
Iran, 139 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19

Me 139 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirus në Iran, numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 22.293.

18:00
Kosovë/ ​Ibrahimi: Deri në 30% rënia e të prekurve me COVID-19 në tri javët e fundit

Numri i të infektuarve në tri javët e fundit nga pandemia COVID-19, ka shënuar rënie nga 10 deri në 30 për qind.

17:54
Tragjike në plazhin e Velipojës! Mbytet një 75-vjeçar nga Kosova

Një pushues nga Kosova, ende i paidentifikuar ka humbur jetën këtë të diel në plazhin e Velipojës.

17:48
(Emrat) Aksident në autostradën Lezhë-Shkodër/ Makina përplas motoçikletën, drejtuesi në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në autostradën Lezhë-Shkodër, në Balldre.

17:38
​Grenell: Kosova dhe Serbia do të jenë prioritet i Trump

Emisari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka deklaruar se administrata Trump do të vazhdojë t’i ketë Kosovën dhe Serbinë si prioritet kryesor.

17:30
Maqedonia e Veriut/ ​Tre viktima dhe 92 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore, nga 997 teste të kryera 92 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ndërkohë që janë shënuar tre viktima dhe 86 pacientë të shëruar.

17:20
Kush është bukuroshja shqiptare që fitoi kurorën “Miss Arbëresha” (FOTO)

Njerëzit janë përpjekur t’i përshtaten një normaliteti të ri në kohën e Covid 19, duke sjellë një sërë eventesh të rëndësishme ashtu siç ishte dhe ‘Miss Arbëresha’ që u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Itali.

17:09
​Mbi 27 milionë të prekur me COVID-19 në të gjithë botën

Shifrat vijojnë të rriten, shkon mbi 27 milionë e 69 mijë numri i të prekurve me Covid-19 në mbarë botën.

17:01
Gjysmë i zhveshur shqiptari kërcënon se do hidhet nga ndërtesa 12-katëshe në Selanik

Një burrë gjysmë i zhveshur ka hipur në një ndërtesë 12-katëshe në Selanik, Greqi dhe kërcënon se do të hidhet.

16:54
Një tërmet 6.3 ballë godet Kilin

Një tërmet me fuqi prej 6.3 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi mbrëmë pjesën veriore të Kilit.

16:47
Vajza e Robert Aliaj shkëlqen sërish në Belgjikë, kalon në finalen e “The Voice Kids”

Vajza e Robert Aliaj, Gala, ka vërtetuar edhe një herë se është po aq e talentuar sa i ati në muzikë.

16:41
Filmi i Mulan/ Dy vjet kohë vetëm për të krijuar imazhin perfekt

Balada e Mulanit e ka magjepsur botën për më mbi 1500 vjet, por shumë njerëz nëpër botë u njohën me historinë e saj epike vetëm kur panë përshtatjen e animuar nga Disney në 1998.

16:34
Italianët mosbesues/ Protesta kundër mbajtjes së maskës!

Grupe protestuesish u mblodhën në kryeqytetin italian, Romë, për të ngritur zërin kundër përdorimit të maskës si mënyrë për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

16:28
Nga burrë në grua, sot po “çmend” rrjetin (FOTOT)

Nëse nuk ju kujtohet Rodrigo Alves, po iu a kujtojmë ne: Ai u bë shumë viral dhe i njohur për shkak se kishte ngjashmëri, ose më saktë kurohej që të dukej si kukulla Ken.