Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Fier-Seman.

Burimet bëjnë më dije se si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur dy shtetas, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Semanit.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton mbi zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel