“Kam shoqe ministren e drejtësisë”/ 49-vjeçarja mashtroi dy burra, në njërin rast shtirej si juriste në Parlament

17/11/2020 19:53

Avokati Jetmir Bilali dhe shoku i tij patën të njëjtin fat. U mashtruan nga një grua e cila duke shfrytëzuar besimin e tyre si myslimanë ju premtoi se do ti ndihmonte në emër të Zotit.

Njërin pasi u shtir si juriste në parlament, e mashtroi se do ta ndihmonte për biznesin, për të cilin ajo kishte dërguar shkresa false me logon e bashkisë duke e njoftuar për shembjen e dyqanit. Tjetrit i tregoi se kishte shoqe ministren e drejtësisë dhe mund t’ja zgjidhte çështjen për 10 mijë euro.
në Gjykata e Tiranës historitë e mashtrimeve janë nga më të pabesueshmet.

Shtetas që prezantohen me njohje të fuqishme apo shtiren si zyrtarë drejtore, këshilltarë në ministri apo në kryeministri , sikurse Miranda Fortuzi që nën këtë formulë premtoi se do ti zgjidhte problemet, Fortuzi është një 49 vjecare nga Tirana e dënuar dhe më herët për mashtrim pasi premtonte licensa noterie.

Prokuroria e kryeqytetit konfirmon për TCH se se fundmi janë shtuar denoncimet ndaj mashtruesve qe përfitojnë vlera te vogla qe nga telefonat deri tek veshjet, sic ishte se fundmi rasti i Elvira Lanit që prezantohej si shefe krimesh. Por ne Gjykatën e Tiranes rezulton se vazhdojnë te kryesojnë ata qe përfitojnë nga shitje blerjet e shtëpive, në vend të dytë mashtrimet për një vend pune dhe në vend të tretë mashtrimet për të zgjidhur çështje pranë akuzës, gjykatës apo burgjeve.

Top Channel