“Kandidati”/ Së shpejti në Top Channel, Eno Popi tregon detaje të emisionit të ri…

17/11/2020 16:57

25 prilli, data që përkon me ditën e zgjedhjeve elektorale në Shqipëri është pranë, për këtë arsye, Top Channal do të vijë së shpejti me një emision unik, të titulluar “Kandidati”.

Programi do të ketë në fokus profilin e kandidatëve për deputetë, të atyre njerëzve që do të na vijnë e të na kërkojnë votën. Një intervistë ndryshe, ku do të përfshihen shumë aspekte edhe të pathëna më parë, që do të nxirren në pah nga pyetjet e gazetarit Eno Popi.

Për të folur më shumë rreth këtij formati, Eno ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku theksoi se edhe pse partitë politike deri më tani po parapëlqejnë të mos zbulojnë emrat e kandidatëve, në drejtim të emisionit kanë vërshuar 50 kërkesa.

Kjo shërben dhe si një promovim i mirë për kandidatët, të cilët, dëshirojnë të njihen gjerësisht nga populli.

Për të mësuar më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Top Channel