Protestat në Europë, reagon Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut: Shtetet të angazhohen me protestuesit dhe të ndërmarrin hapa për adresimin e shqetësimeve 20/10 21:07
Është zbuluar shkaku i vdekjes së DJ Eric Murillo. DJ dhe producenti muzikor, i cili ishte më i njohur për hitin e tij të vitit 1993 “I Like to Move It”, vdiq dy muaj më parë në moshën 49-vjeçare.
Ekzaminuesi mjekësor i Miami-Dade në Florida konfirmoi për Fox News se shkaku i vdekjes së tij ishte nga ‘toksiciteti akut i ketaminës’.
Morillo u gjet i vdekur më 1 shtator në shtëpinë e tij në Miami pasi policia iu përgjigj një telefonate në 10:42 të mëngjesit.
Vdekja e tij erdhi pak më pak se një muaj pasi u arrestua dhe u akuzua për sulm seksual ndaj një gruaje në shtëpinë e tij në dhjetor.
Në kohën kur vdiq, familja e tij tha për People:”Ai ishte shumë i dashur dhe kishte shumë për të dhënë”.
Top Channel